Ambasadori në Athinë trondit grekët: Ali Pasha u përpoq të krijojë shtetin e pavarur të Epirit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Ambasadori gjerman në Greqi postoi në rrjetet e tij sociale një status dedikuar Ali Pashë Tepelenës, duke ngjallur reagime të shumta në vendin fqinj.

Ambasadori Ernst Reichel shkroi se Ali Pasha ishte udhëheqësi i Janinës, i cili u vra pasi u përpoq të krijonte shtetin e pavarur të Epirit, duke iu kundërvënë Perandorisë Osmane.

Por ky postim i tij nuk u prit mirë nga grekët, të cilët e kanë quajtur provokim. Madje ata shprehen se ambasadori gjerman duhet të japë dorëheqjen.

Sipas reagimeve në Greqi, është e papranueshme që të bëhën postime të tilla në një kohë të tillë kur marrëdhëniet Turqi-Greqi janë shumë të tensionuara.

Pas komenteve të shumta të qytetarëve grekë, ambasadori ka bërë edhe një postim tjetër, duke sqaruar se historia e Ali Pashës nuk ka lidhje me atë se çfarë po ndodh sot mes Greqisë dhe Turqisë.

Greqia pretendon se Vorio-Epiri është territor i saj, ndërsa Ali Pasha Tepelena, shqiptar, udhëhoqi territoret në veri të Greqisë dhe jugin e vendit tonë gjatë pushtimit turk, derisa u vra prej pushtuesve.

(Vizituar 10 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Cakaj përshëndet marrëveshjen: Tre poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
WhatsApp Share SHARE Facebook Share