Tag: rajoni

Gjermania i bën thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për Kosovën-Çkemi News
Aktualitet

Gjermania i bën thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për Kosovën-Çkemi News

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje të premten Serbisë t’i rishqyrtojë projektligjet e miratuara rishtazi për juridiksion gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”. Në një shkrim në X, Gjermania iu bashkua qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian se Qeveria e Serbisë i ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit duke miratuar këto projektligje, të cilat pritet të dalin për votim në Parlament. “Ne u bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës ta zbatojnë pa asnjë vonesë marrëveshjen e Ohrit, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Ministria gjermane. Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se e aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin...
Fillon numërimi i votave në Serbi, Brnabiç beson në fitore të sigurt: Marrim më shumë se 125 mandate
Lajme

Fillon numërimi i votave në Serbi, Brnabiç beson në fitore të sigurt: Marrim më shumë se 125 mandate

  Ka përfunduar procesi i votimit dhe ka nisur numërimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.   Komisioni Zgjedhor ka deklaruar se rezultatet e para pritet të shpallen të hënën në mbrëmje, por nënkryetarja e Partisë Përparimtare Serbe, Ana Bërnabiç, kryeministre në detyrë, shpalli fitoren duke thënë se në bazë të rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 47,1% të votave, ndërsa lista e partive opozitare “Serbia kundër dhunës” ka fituar 23%.   Nëse këto rezultate do të qëndrojnë kështu deri në fund, sipas Bërnabiç koalicioni i drejtuar nga partia e saj do të ketë shumicën absolute me mbi 125 deputetë në parlamentin 250 vendesh të Serbisë. Vëzhgues të partive opozitare raportuan për parregullsi të mëdha si ...
Deklarata e Athinës/ Pakti greko-turk për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje
Lajme

Deklarata e Athinës/ Pakti greko-turk për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje

  Pas gjashtë vitesh, përsëri në Athinë në një vizitë të konsideruar historike dhe jo pa shkak për rivalët e vjetër rajonalë Greqi dhe Turqi. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit grek nga ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis dhe më pas ka takuar homologen e tij greke Katerina Sakellaropoulou.   Por gati çerekun e kohës së vizitës së tij 8 orëshe e ka zënë takimi tek për tek me kryeministrin Mitsotakis dhe deklaratat për shtyp të të dy liderëve sipas të cilave duket se Greqia dhe Turqia dy aleatë të NATO-s, por njëkohësisht kundërshtarëve historikë që shpeshherë kanë arritur edhe në prag të konfliktit ushtarak, kanë rënë dakord të rifillojnë marrëdhëniet e mira mes tyre, ...
Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Lajme

Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok. Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën. Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës. Vuçiç ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”. “Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë ...
Erdogan trazon Greqinë/ Më 7 dhjetor presidenti turk do të vizitojë Athinën
Ckemi

Erdogan trazon Greqinë/ Më 7 dhjetor presidenti turk do të vizitojë Athinën

Dhjetë ditë para vizitës së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan në Athinë, në gjirin e konservatorëve greke dhe jo vetëm, ka reagime tepër kontradiktore me politikën e jashtme të qeverisë Mitsotakis në lidhje me fqinjin lindor të Greqisë. Ish-kryeministri grek Antonis Samaras në një intervistë të tij për gazetën Kathimerini, insiston ta quajë Erdoganin “pirat”, duke theksuar se nuk mund të bisedohet me Ankaranë deri sa ajo vazhdon provokimet dhe sfidat e saj  kundër Athinës. “A mund të pajtohemi sot me atë që të gjithë aleatët dhe partnerët tanë nuk janë dakord? Me atë që të gjithë e konsiderojnë “delen e zezë”? Me atë që i shërben politikisht, ekonomikisht dhe operacionalisht boshtit antiperëndimor? Kështu që unë mendoj se nuk është një ide e mire. Si ...
Mitsotakis takohet me Ramën: Zgjidheni urgjent çështjen Beleri (I përmend anëtarësimin në BE)
Albania

Mitsotakis takohet me Ramën: Zgjidheni urgjent çështjen Beleri (I përmend anëtarësimin në BE)

Gjatë samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.     Takimi mes dy kryeministrave vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nën akuzat për blerje votash. Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.     Duke iu referuar burimeve qeveritare, mediat greke raportojnë se Mitsotakis i ka kërkuar zgjidhjen urgjente të çështjes së Belerit. Gjithashtu, kryeministri i Greqisë i ka theksuar Ramës se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së...
Protesta në qendër të Beogradit, Vuçiç fton liderët e opozitës në dialog
Aktualitet

Protesta në qendër të Beogradit, Vuçiç fton liderët e opozitës në dialog

Protesta në qendër të Beogradit, Vuçiç fton liderët e opozitës në dialog Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se politikanët e opozitës që organizuan protesta pas dy masakrave në Beograd dhe rrethinën e tij “meritojnë vetëm përbuzjen”. Vuçiç e tha këtë në një tubim të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe (SNS) në qendër të Beogradit, kur ditët e kaluara, dhjetëra mijëra njerëz protestuan me ftesë të opozitës, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin. “I ftoj në bisedë dhe dialog edhe ata politikanë, për të cilët mendoj më të keqen. Nga nesër dera ime është e hapur për secilin prej tyre, për të zgjidhur problemet në institucionet e sistemit”, tha Vuçiç. Ai shtoi se problemet nuk zgjidhen ...
Protestat në Greqi vazhdojnë: Nuk ishte thjesht një gabim njerëzor
Bota

Protestat në Greqi vazhdojnë: Nuk ishte thjesht një gabim njerëzor

Riot policemen on motorcycles try to disperse demonstrators during clashes after the end of a rally in honor of the 57 victims of Greece's deadliest train crash, in central Athens, Greece, 05 March 2023. EFE/EPA/ORESTIS PANAGIOTOU Për të tretën ditë rrjesht mijëra greke demonstruan në Athinë para parlamentit për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin pas aksidentit tragjik ne luginën e Tebit në të cilën humbën jetën të paktën 57 persona, midis tyre 6 me origjinë shqiptare. Nuk ishte një gabim njerëzor shkruanin disa prej pankartave që mbanin në duar, ndërsa kanë lëshuar edhe dhjetëra tullumbace të zeza në qiellin e kryeqytetit. “Ndjejmë pikëllim të papërshkrueshëm për ngjarjen, është tragjike, nuk mund të qetësojmë dhimbjen e familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre dhe as ...