Tag: kosova

Serbët e Kosovës u rebeluan”, Vuçiç akuza Kurtit për ngjarjen e rëndë në veri
Albania

Serbët e Kosovës u rebeluan”, Vuçiç akuza Kurtit për ngjarjen e rëndë në veri

  Sulmin në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e lidh me “rebelimin e disa serbëve të Kosovës që ngritën barrikada”   Në televizionin serb, Vuçiç tha sonte se “tre serbë nga Kosova u vranë, dy u plagosën rëndë dhe dyshoj për vrasjen e një tjetri”. “Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit. Në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona!
Albania

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona!

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona! Ministri i Brendshëm ka dhënë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje nga terreni, duke thënë se sasia e armatimeve të gjetura në Banjskë, ishin të jashtëzakonshme. Në përgjigje të interesit të medias, Zveçla deklaroi se janë gjetur e sekuestruar një sasi e madhe armatimi që lehtësisht mund të pajiste qindra sulmues të tjerë.  “Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla.   “Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovë...
Vuçiç: Askujt nuk i duhej vdekja e policit shqiptar, nuk mund ta justifikoj
Albania

Vuçiç: Askujt nuk i duhej vdekja e policit shqiptar, nuk mund ta justifikoj

“Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në KiM dhe nuk ka rrugëdalje. Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, vuajnë nga terrori i Kurtit. Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. ...
Dyshime për bombë në aeroportin e Prishtinës
Albania

Dyshime për bombë në aeroportin e Prishtinës

Dyshime për bombë në aeroportin e Prishtinës Policia e Kosovës ka deklaruar se dyshohet për një bombë në aeroportin e Prishtinës. Sipas mediave në Kosovë, kjo është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.
Prishtina kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë
Albania

Prishtina kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë

Prishtina kërkon penalizimin ndërkombëtar të Serbisë Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së. Por Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Prishtina zyrtare i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që ta penalizojë Serbinë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, pasi Presidenti serb Vuçiq tha se “nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, kurse të tjerat po. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka thënë se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë. Këtë deklaratë sekretari Blink...
Ne duam vetëm paqe, Vuçiç na tradhtove”/ Serbët protestë në Mitrovicë dhe Shterpcë
Albania

Ne duam vetëm paqe, Vuçiç na tradhtove”/ Serbët protestë në Mitrovicë dhe Shterpcë

Dy protesta paralele janë mbajtur sot në Mitrovicën e veriut dhe në Shterpcë nga serbët lokalë. Në Vitrovicën e veriut, protestuesit u mblodhën kundër presidenti Vuçiç dhe partisë Lista Serbe duke i akuzuar për tradhti. ‘Vuçiç– Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”, shkruhej në pankartat e tyre.  Ndërsa akuzuan listën serbe për  “tortura, mburrje, pasurim të pakontrolluar, kërcënime e shantazhe;. Nga ana tjetër në Shtërpcë protesta u mbajt me pretendimin e “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë” sidomos  pasi dy persona u plagosën në Shtërpcë pak ditë më parë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.     Kryetari i Listës Serbe, Goran Ra...
Vuçiç: Do t’i kërkojmë KFOR-it kthimin e forcave serbe në Kosovë
Albania

Vuçiç: Do t’i kërkojmë KFOR-it kthimin e forcave serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. “Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe vendimi i Qeverisë [për këtë çështje] do të merret të hënën ose të martën”, tha Vuçiç gjatë një konference për media. Ai tha se e di që kjo kërkesë do të refuzohet. “Por, është mirë që një ditë nuk do të thonë se nuk e kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë qeveri nuk guxoi të kërkonte” dislokimin e trupave në Kosovë, tha presidenti serb. Sipas tij, KFOR do të gjejë “arsye të panumërta” pë...
Serbët qëllojnë me armë në veri të Kosovës, policia del me reagim zyrtar
Albania

Serbët qëllojnë me armë në veri të Kosovës, policia del me reagim zyrtar

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më tej mbrëmjen e së dielës.     Policia kosovare raporton se gjatë mbrëmjes në veri të vendit ka patur të shtëna me armë në drejtim të forcave të policisë, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.     “Ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet mes tjerash në njoftim të Policisë. Po ashtu bëhet e ditur janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe keqtrajtuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve....