Vuçiç: Askujt nuk i duhej vdekja e policit shqiptar, nuk mund ta justifikoj

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në KiM dhe nuk ka rrugëdalje.

Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, vuajnë nga terrori i Kurtit.

Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë, ndërsa frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin.

(Vizituar 8 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share