Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sasia e sekuestruar e armatimeve në Banjskë për disa qindra persona!

Lexo dhe...  Shaip Kamberi konfirmon se do të jetë deputet edhe për një mandat

Ministri i Brendshëm ka dhënë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje nga terreni, duke thënë se sasia e armatimeve të gjetura në Banjskë, ishin të jashtëzakonshme.

Lexo dhe...  Meta dhe Kryemadhi, në hall të madh”/ Avokati i kthehet Karamuços: Ish presidenti nuk është i qetë, nuk mundet…-Çkemi News

Në përgjigje të interesit të medias, Zveçla deklaroi se janë gjetur e sekuestruar një sasi e madhe armatimi që lehtësisht mund të pajiste qindra sulmues të tjerë.

 “Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla.

 

Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”-shtoi ai.

Në lidhje me numrin e terroristëve të vrarë e arrestuar, Zveçla deklaroi se janë të paktën 3 (të asgjësuar), ndërsa 6 të tjerë janë vënë në pranga tashmë.

 “Ne kemi 6 të arrestuar, dy prej tyre të plagosur me uniformë të armatosur dhe katër të tjerë, që ishin në mbështetje të operacionit me radiolidhje. Së paku, tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u kryer procedurat e identifikimit”, tha Ministri Brendshëm.

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share