Tag: Himara.Al

Ç’na duhet ne një injorant si Beleri? Të thyejë qafën në Greqi kur të mbarojë dënimin-Çkemi News
Aktualitet

Ç’na duhet ne një injorant si Beleri? Të thyejë qafën në Greqi kur të mbarojë dënimin-Çkemi News

  11 Qershor 2024, 09:26BlogNga Spartak Ngjela   Të gjithë filogrekët bërtasin për Belerin si Eurodeputet. Po ne shqiptarëve çfarë na duhet? Nga burgu do të dalë kur të mbarojë dënimin. Pasi të mbarojë dënimin, le të thyejë qafën në Greqi. Përse na duhet neve këtu? Do na japë mend një injorant?! Po ku kupton dot me logjikë politika greke! Ata janë të trembur nga firka e Shqipërisë etnike. E kanë frikën te Çamëria. Nuk e shpëtojnë dot. Historia e Shqipërisë do të shkojë në vendin e saj. Grekët të durojnë... se do kenë shumë halle si pushtues tokash shqiptare. Prisni dhe shikoni. Shqipërinë etnike sot nuk e duan vetëm shqiptarët, por tani atë po e thërret edhe historia.
Pse himariotët flasin greqisht? Ja si studiuesi Kristo Frashëri hodhi poshtë përrallën “grek” Himare!-Çkemi News
Albania

Pse himariotët flasin greqisht? Ja si studiuesi Kristo Frashëri hodhi poshtë përrallën “grek” Himare!-Çkemi News

Në gjirin e shtatë fshatrave të Himarës ka një dallim në një pikë të rëndësishme. Tre nga vendbanimet e krahinës – Palasa, Himara dhe Dhërmiu – flasin brenda dhe jashtë shtëpisë shqip dhe greqisht. Katër fshatrat e tjerë, brenda dhe jashtë shtëpisë flasin vetëm shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e përmendura i kanë banesat e tyre afër detit. Për këtë arsye, ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinë dhe blegtorinë e kishin si ekonomi ndihmëse.   Pothuajse çdo familje kishte mjetin e saj të lundrimit, dikush anije, dikush varkë, sipas fuqisë ekonomike. Banorët e katër fshatrave të tjerë (Vuno, Qeparo, Kudhës dhe Pilur) me banesat e tyre në kodrina, larg buzës së detit, nuk merreshin, me ndonjë përjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundr...
Dyshohet se u mor peng dhe u vra, zbardhet ngjarja e rëndë në Dhërmi! Recepsionisti i hotelit u qëllua me armë, nuk i është gjendur trupi-Çkemi News
Albania

Dyshohet se u mor peng dhe u vra, zbardhet ngjarja e rëndë në Dhërmi! Recepsionisti i hotelit u qëllua me armë, nuk i është gjendur trupi-Çkemi News

  Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dhërmi, ku një recepsionist i një hoteli, 31-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së djeshme. Eraldo Nevruzi dyshohet se është 31-vjeçari, nga Tirana,  i qëlluar me armë zjarri në Dhërmi, ndërsa autori dyshohet se është Gerald Shehu, nga Tepelena, por banues në Angli. Lajmi është konfirmuar nga gazetarët e Top Channel Dorjana Bezat dhe Mikel Marsi. Policia bën me dije se po punohet insensivisht për të gjetur trupin e të riut, ndërsa autori dyshohet se është arratisur në drejtim të Greqisë. Policia u vu në dijeni për ngjarjen pasi 31-vjeçari që punonte në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Pasi kanë ma...
“Në Greqi më shajnë dhe bullizojnë nga mëngjesi në darkë”, kandidati për eurodeputet Pirro Dhima: S’jam shqiptar por kam vëllezër shqiptarë
Albania

“Në Greqi më shajnë dhe bullizojnë nga mëngjesi në darkë”, kandidati për eurodeputet Pirro Dhima: S’jam shqiptar por kam vëllezër shqiptarë

Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’. Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër. Dhima tha se minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë. Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po. “Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë...
Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit Bido: E dinte që një ditë para që do arrestohej
Albania

Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit Bido: E dinte që një ditë para që do arrestohej

  Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave ka qenë i ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News ku ka folur kryesisht për çështjen e Fredi Belerit dhe kandidimit të tij nga Greqia për eurodeputet. Në një krahasim mes Goros dhe Belerit ai thotë se ka një ndryshim shumë të madh. “Zoti Goro nuk ka shtetësi greke, i është hequr pasi nuk i shërbeu nacionalizmit grek. Ai ka identifikim shqiptar dhe e ka deklaruar para disa vitesh.  Por këto kohë kanë dalë shumë politikanë që thonë se ka vetë-identifikim grek dhe këtë  absurditet se kuptoj, sepse askush nuk i cakton dot tjetrit se çfarë vetë-identifikimi ka. E dyta, ka plot politikanë dhe deputetë në këtë vend që kanë etni greke, por janë shqiptarë.  E treta, ka shumë politikanë që kanë shtetësi...
Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta: Ja periudha kur do të lirohet nga qelia
Te Fundit

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta: Ja periudha kur do të lirohet nga qelia

  Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për Eurodeputet. I ftuar në një program televiziv, studiuesi tha se Beleri mund të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit. “Mundet që ai të ndërhyjë në mënyrë brutale në punët e brendshme të Shqipërisë. Beleri e ka zgjedhur vetë të jetë përfaqësues i klasës politike të shtetit grek”. Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri. Kandidimi i tij për eurodeputet sipas Bidos ka për qëllim që në të ardhmen të ketë influencë në Shqipëri, duke qenë se dy tentativat e para të Greqisë dështuan...
Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet, reagon Braçe: “Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia!
Albania

Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet, reagon Braçe: “Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia!

Deputeti, Erion Braçe Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet në listën e prezantuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka sjellë reagime të politikës shqiptare. Nëpërmjet një postimi në facebook, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se është për të ardhur keq gjendja se ku ndodhet Greqia me kandidaturën e Belerit për eurodeputet. “Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia. Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan deputeti Braçe. Fredi Beleri ndodhet në burg në Shqipëri që prej 12 majit të vitit të kaluar pasi u kap në flagrancë duke blerë vota në prag të zgjedhejve lokale në Himarë. GJKKO e dënoi me 2 vite burg për vep...
Nga letra drejtuar Papës dhe zhdukja e bibliotekës/ Çfarë fshihet për Himarën dhe himariotët? Dëshmi dhe dokumente në “Gjurmë Shqiptare”
Mister

Nga letra drejtuar Papës dhe zhdukja e bibliotekës/ Çfarë fshihet për Himarën dhe himariotët? Dëshmi dhe dokumente në “Gjurmë Shqiptare”

Destinacioni i Gjurmë Shqiptare ishte Himara këtë javë. Shumë histori ruhen në këto rrugica të gurta…Po ngjitemi në kalldrëmet e Himarës, drejt kështjellës së saj, vendit, ku dikur organizohej gjithçka… Këtu ishin shtëpitë e para, u zhvilluan beteja të ashpra, u shkruan letra, u dërguan thirrje, u ndërtua bërthama e një prej vendbanimeve më të hershme e historike në zonën e bregdetit. Këtu ikën e erdhën të dërguar të fuqive të ndryshme, zbarkuan figura si Gjon Kastrioti, djali i Skënderbeut… Himara, ngërthen në vete, dëshmitë e një kohe të gjate ku historia në vazhdimësi ka marrë kthesa të forta… Shumë të dhena, janë ruajtur në këtë vend, një pjesë, diku kthinave, si formë ndoshta… që drita të mos i rrahë mjaftueshëm… dhe një prej ...