Tag: sociale

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Zbardhen detaje të reja, përse iu refuzua 6 herë licensa Ina Xhaxhos?
Albania

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare/ Zbardhen detaje të reja, përse iu refuzua 6 herë licensa Ina Xhaxhos?

  Ina dhe Roland Xhaxho Klinika dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3-vjeçari B.S. e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike. Ina Xhaxho mori licensën e subjektit më 31 tetor 2023, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fillim të tetorit. Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, fillimisht kërkuesit iu refuzua 6 herë marrja e lincensës me argumentin se nuk përmbush kriteret përkatese. Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan. Nga ana tjetër baba...
OSHEE: MË 10 DHE 12 JANAR DELVINËS DHE SARANDËS DO T’I FIKIM DRITAT
Lajme

OSHEE: MË 10 DHE 12 JANAR DELVINËS DHE SARANDËS DO T’I FIKIM DRITAT

Njoftim i OSHEE për abonentët në Sarandë dhe Delvinë: Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 10 dhe 12 janar, do të kryhen punime në linjën 35kV Bistrica 2 – Delvinë gjatë intevalit kohor 09:00-15:00.   Pa energji do të mbeten këto zona në Sarandë: 10 janar Pjesërisht: Bashkia Delvinë, Bajkaj, Vanë, Palavli, Vergo, Fushë Veri, Kakodhiq, Bashaj, Senic, Tatzat, Isak, Kalasë, Bamatat, Rusan, Stjar, Mavropull, Shijan, Karahaxh, Lefterhor, Kakodhiq, Varfaj 12 janar Pjesërisht: Berdenesh, Manastir, Çukë, Sarandë, Metoq, Gjashtë, Shelegar, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero.
DETAJE tronditëse/ Gjimnazistja u hodh nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit me probleme të shëndetit mendor
Albania

DETAJE tronditëse/ Gjimnazistja u hodh nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit me probleme të shëndetit mendor

Detaje të reja kanë dalë në dritë për adoleshenten e cila u hodh nga kati i dytë i gjimnazit. E mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.   Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vajza është në spital aktualisht, ndërsa në shkollë është regjistruar në nëntor të vitit të ...
Motrat seksi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram
Bota

Motrat seksi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram

  Gjithnjë e më shumë “modele” të krijuara nga Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI. Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini . Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.   Dy “vajzat” u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë. Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai pa Emily përpara tij. Pak javë më vonë, pasi krijimi i tij filloi të fitonte fansa në rrjetet sociale, ai vendosi t’i dhurojë asa...
Lajm i fundit/ Aksident në Vlorë, makina përplas 8-vjeçarin
Te Fundit

Lajm i fundit/ Aksident në Vlorë, makina përplas 8-vjeçarin

  Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në rrugën “Pelivan Leskaj”. 35-vjeçari M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.   Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Greqi/ Analizat e ujërave të zeza nxjerrin në pah faktin tronditës! 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës
Bota

Greqi/ Analizat e ujërave të zeza nxjerrin në pah faktin tronditës! 120 mijë banorë të Athinës, përdorues të rregullt të kokainës

  Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujërat e zeza të Athinës, kanë nxjerrë në pah numrin e lartë të përdoruesve të kokainës në kryeqytetin e vendit. Sipas profesor doktor Nikos Thomaidhis, shef i sektorit te analizave në insitutin Grek të epidimiologjisë më shumë se 120.000 banorë të kryeqytetit të vendit Athinë, janë përdorues të rregullt të kokainës, një shifër alaramante, por që sipas tij është nën mesataren europiane.   Thomaidhis theksoi se shifra e përdoruesve të kësaj droge mund të jetë edhe më e madhe pasi një pjesë e mirë e zonave rezidenciale të kryeqytetit nuk janë të lidhura me rrjetin qëndror të kanalizimeve. Numri i përdoruesve të droga...
Avioni i “Japan Airlines” përplaset me aeroplanin e mbushur me ndihmat e tërmetit! Shpërthen në flakë, kolaps në vendin e ngjarjes 
Bota

Avioni i “Japan Airlines” përplaset me aeroplanin e mbushur me ndihmat e tërmetit! Shpërthen në flakë, kolaps në vendin e ngjarjes 

  Një avion i Japan Airlines me qindra pasagjerë shpërtheu në flakë gjatë uljes në aeroportin Haneda të Tokios, pasi u përplas me një aeroplan tjetër të mbushur me ndihmat e tërmetit. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, duke përfshirë tetë fëmijë nën moshën dy vjeç, u evakuuan në mënyrë të sigurt nga avioni i pasagjerëve. Ndërkohë një person në aeroplanin e Rojes Bregdetare ka shpëtuar, por pesë prej tyre janë të humbur.   Pamjet treguan avionin e pasagjerëve duke lëvizur dhe më pas duke shpërtheu në flakë. Fillimisht në aeroport u krijua kolaps, më pas njerëzit nisën që të përdornin rrëshqitje emergjente për të ikur nga zjarri i madh. Zjarrfikësit u përpoqën të luftonin flakët në rritje. Roja Bregde...