
Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në rrugën “Pelivan Leskaj”.
35-vjeçari M. Gj., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Vizituar 112 here, 1 vizita sot)
