Top Story/ “Katër muaj të tmerrshme”, i biri iu vra nga bashkëmoshatari, nëna e Martin Canit: Nuk ishte aksidentale, por me plan-Çkemi News
Nëna e të ndjerit Martin Cani ishte e ftuar sot në emisionin “Top Story” ku foli për katër muajt e tmerrshëm që ka kaluar që nga humbja e djalit të saj.
Mamaje e Martinit, Florinda tha se atë e vret akoma fakti që djali i saj u vra me plan dhe nuk ishte diçka aksidentale. Nëna e Martinit insistoi duke thënë se djalin nuk ja vrau TikToku apo mediat e tjera sociale, por kontrolli i dobët mbi fëmijët. Ajo gjithashtu tha se i bën përshtypje që Luisit, djali tjetër që u plagos gjatë ngjarjes, nuk i merren parasysh fjalët.
Pjesë nga intervista
Jemi në kohë të trazuara për fëmijët. Martini im ka shkuar vetëm me duart e veta atje ndërsa ata kanë shkuar me plan aty sepse ishin me thika dhe kjo më vret d...







