“Kam një problem të madh”/ U gjet i pajetë në makinë, detaje nga vdekja e 25-vjeçarit, ja kë telefonoi para se… -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Detaje te reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.

Lexo dhe...  I çoi një vajzë tjetër në banesë, modelja vret bashkëshortin me thikë

Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Burime bëjnë me dije se plumbi ishte në pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.

Lexo dhe...  Fitorja e parë në krye të Anglisë, Tuchel flet për Shqipërinë: Kundërshtar i vështirë për t’u thyer-Çkemi News

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se 25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh”. Ai ka telefonuar sërish, por nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk është përgjigjur thirrjes.

Lexo dhe...  “Ti do ta zhdukësh”/ Vrasja e 8-vjeçares, dëshmia shokuese e personit që hodhi në përrua: Xhaxhai i saj më ofroi.. -Çkemi News

Nga disa kamera sigurie është pare para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jete vete vrasje. Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar që i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit.

Lexo dhe...  “Nuk fliste shumë dhe…”/ Ekzekutimi me 3 plumba i 58-vjeçarit në Vlorë, flet bashkëjetuesja, zbulon çfarë ndodhi pak para ngjarjes-Çkemi News

25-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe sipas personave të afërt nuk ka shfaqur shenja depresioni.

(Vizituar 119 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share