Djali i Fredi Belerit kandidat i opozitës në Himarë? Artan Hoxha: Nëse ndodh, do ta shihni kush do të vijë…-Çkemi News
Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Fredi Belerit për bashkinë e Himarës, do të dëmtonte opozitën.
Hoxha tha se Petro Beleri, djali i ish-kryebashkiakut të zgjedhur, ka udhëhequr fushatën e babait të tij në Himarë dhe një kandidim i tij do të sillte personazhe nga ekstremi i djathtë gjatë fushatës.
“Opozita këtë rradhë, që të mos krijojë një të çarë, është e vërtetë që kandidatin e sjell PBDNJ dhe OMONIA. Beleri ishte kryetar i OMONIA. Por, opozita nuk duhet të mbështesë çdo lloj kandidati nga OMONIA dhe PBDNJ, pa vendosur disa kritere. Nëse do të kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë 2-3 herë në burg, atëherë nuk e di kush i shërben. Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme, kur të pranojë kë kandidat do të mbështesë. Beleri nuk do të ishte s...








