
Fredi Beleri ka dhënë një intervistë nga burgu me telefon për Reuters duke treguar se i vetmi vendim i drejtë për të është lirimi i tij, gjithashtu gjatë intervistvs u vu re se ai “kërcënoi”…
Fredi Beleri ka dhënë një intervistë nga burgu me telefon për Reuters duke treguar se i vetmi vendim i drejtë për të është lirimi i tij, gjithashtu gjatë intervistvs u vu re se ai “kërcënoi” dikë.
“Anëtarësimi i Shqipërisë është në interesin e të dy vendeve. As unë, as qeveria greke nuk duam të cenojmë integritetin e asnjë shteti. Por një Shqipëri si pjesë e BE-së, që nuk respekton sundimin e ligjit dhe vullnetin e popullit, nuk ka vend atje”, shprehet më tej ai.
Beleri ka dhënë mesazhe paralajmëruese për Shqipërinë sapo mori lajmin e fitores për eurodeputet. Ai ka thënë nën rreshta se “Shqipëria nuk mund të sillet si një shtet jo-europian”. Mosparaqitja e avokatëve të tij në seancat e tij gjyqësore kanë bërë që këto seanca të shtyhen. Mendohet se Beleri mund t’a pvrdri këtë gjë për t’a ngritur si çështje debati në Parlamentin Europian.
Beleri dallon eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të parlamentit duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare.
