Djali i Fredi Belerit kandidat i opozitës në Himarë? Artan Hoxha: Nëse ndodh, do ta shihni kush do të vijë…-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Fredi Belerit për bashkinë e Himarës, do të dëmtonte opozitën.

Hoxha tha se Petro Beleri, djali i ish-kryebashkiakut të zgjedhur, ka udhëhequr fushatën e babait të tij në Himarë dhe një kandidim i tij do të sillte personazhe nga ekstremi i djathtë gjatë fushatës.

Lexo dhe...  Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE”/ Greqia i kundërpërgjigjet Gjermanisë: Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor! Çështja ‘Beleri’…

“Opozita këtë rradhë, që të mos krijojë një të çarë, është e vërtetë që kandidatin e sjell PBDNJ dhe OMONIA. Beleri ishte kryetar i OMONIA. Por, opozita nuk duhet të mbështesë çdo lloj kandidati nga OMONIA dhe PBDNJ, pa vendosur disa kritere. Nëse do të kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë 2-3 herë në burg, atëherë nuk e di kush i shërben. Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme, kur të pranojë kë kandidat do të mbështesë. Beleri nuk do të ishte shpallur kryetar pa votat e PD dhe PL. Nuk fitonte dot i vetëm. U bë kryetar bashkie, me votat e PD. Por në rastin konkret nëse opozita nuk vendos kritere, do të fusë kokën si struci, kur i sillnim vendimet e Belerit.

Lexo dhe...  “Beleri hidraulik në Qipro, agjent i grekëve”, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Kur ndodhi ngjarja e Peshkëpisë, u tha se…-Çkemi News

Nëse kërkon dhe lufton me një pushtet që përdor njerëz nga bota e krimit, të dënuar me ndryshim emrash, Beleri i kishte të gjitha këto. Nëse do të jesh i besueshëm duhet që këto kritere ti kesh për të gjithë. Nëse do të miratojë çdo kandidat, Petro Beleri, djali i Belerit, ka udhëhequr fushatën ne emër të babait të tij. Nëse do të sjellim të njëjtin grup, do ta shikoni, do ti keni të gjithë këtu, ekstremin e djathtë. Nëse kjo opozitë e mbështet, problemi nuk do të jetë mazhoranca por opozita. Shiko si përfundoi Rama, një zonë që këmbëngul se nuk është minoritare, mori një minoritar që e ka patur edhe kundërshtar, që ti mbyllë gojën Greqisë. Për mua ka shumë rëndësi se çfarë do të bëjë opozita”, tha Hoxha.

(Vizituar 330 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share