Tag: krim në familje

I nguli thikën nënës së tij në qafë dhe bark, djali nga Patosi u arratis pas krimit
Albania

I nguli thikën nënës së tij në qafë dhe bark, djali nga Patosi u arratis pas krimit

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit. Shtetasi Klaudio Çobaj pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj. Mësohet se gruaja e plagosur me thikë nga djali ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët. E lënduara ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia po punon për të arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë.   Pasi plagosi me thikë nënën e tij, djali u arratis nga vendi i ngjarjes.
Masakroi me thikë nënën sepse ajo nuk i dha para, arrestohet ‘tapë’ i riu nga Patosi
Albania

Masakroi me thikë nënën sepse ajo nuk i dha para, arrestohet ‘tapë’ i riu nga Patosi

Në Dukat të Patosit, Fier një 30-vjeçar ka masakruar me thikë, nënën e tij. Djali, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij Donikës, por kjo e fundit nuk i ka dhënë.. Kaq është dashur dhe i riu ka marrë thikën dhe ka plagosur në bark, qafë dhe këmbë nënën e tij.   Klaudio Çobaj është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, teksa nëna e tij Donika ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Krimi në Patos/ Dëshmitari okular: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë!
Albania

Krimi në Patos/ Dëshmitari okular: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë!

Mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit, i riu Klaudio Çobaj masakroi me thikë nënën e tij, Donika Çobajn. 30-vjeçari i cili e ndante jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë i ka kërkuar lekë nënës së tij, teksa dyshohet se pasi ajo nuk i ka dhënë, i riu në gjendje të dehur ka plagosur me thikë nënën. Artur Shehu, një dëshmitar okular i ngjarjes dhe fqinj me familjen, tha se ka parë Klaudio Çobajn duke goditur nënën e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë. E tmerrshme është dëshmia e Shehut. Ai zbulon se edhe pse 50-vjeçarja u hodh nga kati i dytë, djali e qëlloi sërish me thikë duke mos pasur mëshirë. “Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh ng...
TMERR/ Nëna shqiptare, e varur nga droga, vret fëmijën 2 vjeç, plagos edhe binjakun tjetër
Albania

TMERR/ Nëna shqiptare, e varur nga droga, vret fëmijën 2 vjeç, plagos edhe binjakun tjetër

Një nënë shqiptare në Spanjë, është arrestuar nga policia, pasi ka vrarë fëmijën e saj 2 vjeç dhe ka plagosur binjakun tjetër. Sipas mediave në Spanjë, shqiptarja ka qenë e varur nga droga dhe pr këtë arsye kishte humbur kujdestarinë e binjakëve. Në fillim, nëna pretendoi se djali i saj kishte goditur kokën aksidentalisht në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se kishte disa fraktura. Në spital është dërguar edhe djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës. Nga analizat mjekësore të kryera rezultoi se ai kishte disa mavijosje. Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja, pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Gruaja shqiptare është 32-vjeç, ndërsa ende nuk ka informacion për babain e dy fëmijëve....
Qipro/ Ishte i fiksuar pas ish-gruas, 59-vjeçari djeg me benzinë familjarët e saj
Bota

Qipro/ Ishte i fiksuar pas ish-gruas, 59-vjeçari djeg me benzinë familjarët e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro. Një burrë 59-vjeç, i fiksuar pas ish-bashkëshortes së tij, është hakmarrë duke i vënë flakën dajës, hallës dhe një të moshuari 73-vjeç, duke i djegur me benzinë.     Tre të moshuarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj kjo ishte arsyeja pse iu vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje se përse ata ndihmonin ish-gruan e tij.     Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia, dhe u gjet disa orë më vonë i vdekur në një fushë. Policia bën me dije se 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.
Vdes foshnja 20-muajshe, prindërit nuk marrin pjesë në funeral pasi nuk i njoftoi askush
Bota

Vdes foshnja 20-muajshe, prindërit nuk marrin pjesë në funeral pasi nuk i njoftoi askush

Një foshnjë 20 muajshe vdiq nga një krizë respiratore dy javë më parë në Itali. Të gjithë ishin në varrimin e tij: familja kujdestare, punonjësit socialë, disa punonjës shëndetësorë nga qendra e specializuar në Tortona që e kishin trajtuar. Por mungonin këtu prindërit biologjikë, të cilëve djali i vogël u ishte marrë me një dispozitë të shpejtë nga Gjykata për të Mitur kur ai sapo kishte lindur dhe ishte ende në spital me nënën e tij. Një histori e vështirë që vjen nga Asti. Mësohet se çifti i konsideruar si i papërshtatshëm për t'u kujdesur për foshnjen nga ana e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Asti, nuk ishte njoftuar fare për vdekjen e djalit të tyre të vogël. Për fëmijën, procedurat e birësimit kishin filluar që në momentin e lindjes dhe pas një periudhe fillestare në të ...
Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe
Albania

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: Fëmija u fut i gjallë në valixhe

Pas ngjarjes së rënde ku një foshnje u gjet i pajetë i futur ne një valixhe në dollapin e shtëpisë, dalin rezultatet e ekspertizës. Burime pranë insitutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë. Ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40 vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor. Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.   Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin.