Krimi në Patos/ Dëshmitari okular: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Mëngjesin e sotëm në fshatin Dukas të Patosit, i riu Klaudio Çobaj masakroi me thikë nënën e tij, Donika Çobajn.

30-vjeçari i cili e ndante jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë i ka kërkuar lekë nënës së tij, teksa dyshohet se pasi ajo nuk i ka dhënë, i riu në gjendje të dehur ka plagosur me thikë nënën.

Artur Shehu, një dëshmitar okular i ngjarjes dhe fqinj me familjen, tha se ka parë Klaudio Çobajn duke goditur nënën e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë.

E tmerrshme është dëshmia e Shehut. Ai zbulon se edhe pse 50-vjeçarja u hodh nga kati i dytë, djali e qëlloi sërish me thikë duke mos pasur mëshirë.

“Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare. Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën. Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital” tha dëshmitari për mediat.

(Vizituar 14 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share