
Një nënë shqiptare në Spanjë, është arrestuar nga policia, pasi ka vrarë fëmijën e saj 2 vjeç dhe ka plagosur binjakun tjetër.
Sipas mediave në Spanjë, shqiptarja ka qenë e varur nga droga dhe pr këtë arsye kishte humbur kujdestarinë e binjakëve. Në fillim, nëna pretendoi se djali i saj kishte goditur kokën aksidentalisht në një tavolinë. Kur u transferua në spital, u konstatua se kishte disa fraktura.
Në spital është dërguar edhe djali tjetër i gruas, vëllai binjak i viktimës. Nga analizat mjekësore të kryera rezultoi se ai kishte disa mavijosje.

Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja, pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës.
Gruaja shqiptare është 32-vjeç, ndërsa ende nuk ka informacion për babain e dy fëmijëve.
(Vizituar 508 here, 1 vizita sot)
