Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar-Çkemi News
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar, ku grabitësit nën kërcënimin e armës, kanë marrë një shumë parash.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy p...








