Ndodh mrekullia/ U hodh nga kati i 11-ë sepse arrestoi djalin e Samir Manes, ja cfare i ndodhi sot policit -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

VNA raportoi dje për këtë ngjarje, duke iu referuar faktit se polici rrugor që u vetëhodh nga lartësia e pallatit ishte i njëjti që kishte shoqëruar të dielën pasdite djalin e biznesmenit Samir Mane. Më parë, gjatë ditës së djeshme, punonjësi i policisë rrugore ka qëndruar për gati dy orë në zyrat e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore ndërsa ka pasur debate me drejtuesit për mënyrën se si u veprua gjatë ndalimit të 26-vjeçarit Martin Mane.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se pas daljes nga zyrat e AMP-së, oficeri i policisë ka kontaktuar me familjarë të tij, duke u shprehur i shqetësuar për vendin e punës pas përplasjeve me shefat për këtë ngjarje. Mbeten të paqarta dinamikat dhe debatet e zhvilluara mes drejtuesve të policisë për ngjarjen, ndërsa çdo interpretim do të ishte thjesht spekulim për të mbuluar gjurmët e një skandali që vështirë se do të zbardhet ndonjëherë.

Lexo dhe...  Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari

Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimeve apo përpjekjeve për të fshehur detaje të ngjarjes dhe autorët e dyshuar, fakt mbetet që përballja e djalit të një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri me forcat e rendit shkaktoi turbullirë dhe aspak transparencë.

Tashmë është e pamundur të zbardhet se sa rëndon pesha e ligjit për të birin e Samir Manes. Përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe heshtja skandaloze e medias mbi këtë ngjarje treguan qartë se në Shqipëri nuk vepron ligji, por “Maliqi Mane.”

Lexo dhe...  Gazeta kroate: Varrezat masive në Serbi, janë provë se shteti qëndron pas krimit

Ka ndodhur fiks kështu!
Një mesazh i mbërritur në redaksinë e VNA zbardh detajet e aksidentit ku i përfshirë ishte djali i biznesmenit Samir Mane.

Sa për informacion rreth rastit: djali i biznesmenit ka shkaktuar aksident pranë Parlamentit, ku ka përplasur 2-3 makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është ndjekur nga një punonjës i rrugores dhe shoqëruar në Komisariatin Nr. 1. Oficeri i Policisë Gjyqësore i gatshëm ka qenë z. Azbi, i cili ka kryer procedurat sipas rregullave, ku në raste të tilla ndalimi personi arrestohet dhe del në gjykatë për vlerësim mase sigurie.

Lexo dhe...  Mëkatet që bëjmë më shpesh sipas shenjës së horoskopit

Pasi është shoqëruar në bllokun e sigurisë, pas disa orësh, i orientuar nga avokati, ka kërkuar ambulancë me pretendimin se nuk “ndjehej mirë.” Ambulanca e ka çuar për vizitë në spital, ku sipas mjekëve duhej të qëndronte aty deri në marrjen e masës së sigurisë. Megjithatë, ai nuk priti masën e sigurisë, pasi të nesërmen prokurori e shpalli arrestin të paligjshëm.

Kjo është e vërteta e historisë. Oficeri i Policisë Gjyqësore është një njeri me shumë integritet dhe me përvojë të gjatë në punë. Emrin, ju lutem, mos e bëni publik.

Lexo dhe...  Humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë, Aleksandër Sadikaj akuzohej për vrasje dhe vjedhje

Situata shëndetësore e oficerit të policisë, i cili u hodh dje nga kati i 11 i një pallati në Tiranë paraqitet e qëndrueshme. Burime për VNA bëjnë me dije se ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

(Vizituar 146 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share