Nën kërcënimin e armës, grabitet një bankë nga disa persona të maskuar-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Cak ka qenë një institucion mikrofinanciar, ku grabitësit nën kërcënimin e armës, kanë marrë një shumë parash.

Lexo dhe...  Një përplasje e fortë ka ndezur rrjetin! Kush do të jetë finalisti i dytë mes Eglit dhe Laertit?/ Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm-Çkemi News

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar-maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash. Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, ka thënë Ahmeti.

(Vizituar 375 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share