Vrasja në Durrës, dëshmia e fëmijëve nuk bind hetuesit; Hygerta Meta u nënshtrohet ekzaminimeve për abuzim seksual
Vrasja e pak ditëve më parë në Durrës vijon të mbajë shumë mister brenda. 3 fëmijët e Pëllumb Metës kanë dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë duke ndryshuar sërish qëndrimet mbi krimin. Sipas tyre shkak është fejesa me pahir e vajzës, por ky shkak nuk i bind hetuesit dhe një pistë që po hetohet është ajo e abuzimit seksual në familje.
Burime për mediat bëjnë me dije se 19-vjeçarja ditën e sotme para daljes në gjykatë i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor nëse a është abuzuar seksualisht. Po të njëjtat burime konfirmojnë se përgjigjja e testit ka dalë negative.
Ajo u la në burg bashkë me dy vëllezërit e saj, Hysen dhe Amarildo Meta. Policia dyshon se në rolin e ekzekutorit ka qenë djali i madh Hysen Meta, i cili ka patur shenjat e gishtërinjëve në arm...








