
Sot gjatë seancës, vajza e viktimës, Hygerta Meta ka pranuar se është ajo autorja e krimit.
“Vëllai ka ardhur nga Italia. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Në fund të janarit më tha për fejesë dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur. Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa. Arma ishte në sirtar në dhomë të gjumit. Babai ka pasur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa. Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa vëllai i saj, Hyseni, ka mohuar që të ketë qëlluar me armë mbi babain.
“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, ka deklaruar ai.
Po ashtu edhe djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se ka ndihmuar në fshehjen e provave të krimit.
“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta./M.K-dritare.net

