Tag: Koronavirusi

3 viktima në 24 orët e fundit! Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja, 25 të shëruar
Shqiperi

3 viktima në 24 orët e fundit! Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja, 25 të shëruar

3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.   http://ckemi.net/?p=9289&lang=sq   Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e...
Bizneset fshehin të prekurit”/ Inspektorati: Gjoba nga 100 deri në 700 mijë lekë
Shqiperi

Bizneset fshehin të prekurit”/ Inspektorati: Gjoba nga 100 deri në 700 mijë lekë

Furra buke, parukeri, taksi, restorante, supermarkete apo dhe banka nuk i kanë shpëtuar gjobave të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për mosrespektim të masave antiCovid, sidomos në këtë kthim të dytë të numrit të rritur të të prekurve nga koronavirus. Kreu i inspektoriatit thotë se kemi ashpërsuar kontrollet dhe askush nuk mund të tolerohet pasi rrezikon si punonjësit, ashtu dhe klientët në rastet e bareve apo subjekteve të tjera që ofrojnë shërbim. Por përveç gjobave që variojnë nga 100 deri 700 mije lekë të reja, shumë subjekte janë mbyllur, përfshirë edhe dy institucione publike. Ndonëse ka një tendencë të administratave të subjekteve për t’u bërë presion punonjësve të tyre të mos tregojnë kur rezultojnë të prekur me Covid-19 apo dhe familjarëve të tyre është Instituti i Shëndeti...
COVID-19/ MSH: 57 raste të reja, ja ku janë shtuar të infektuarit! 7 pacientë në terapi intensive, 1 i intubuar
Shqiperi

COVID-19/ MSH: 57 raste të reja, ja ku janë shtuar të infektuarit! 7 pacientë në terapi intensive, 1 i intubuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se  në vend në 24 orët e fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.     Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë a...
48 raste me covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi shtrime të reja në spitalin infektiv, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar
Te Fundit

48 raste me covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi shtrime të reja në spitalin infektiv, 7 në terapi intensive dhe një i intubuar

Mbi 70 % e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë të shëruar njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa 48 raste pozitive janë konfirmuar siç Top Channel raportoi më herët në 24 orët e fundit. Por ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Ndërkohë që ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime. Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detjet: Ministria e Shëndetësisë dhe Mb...
Rritja e numrit të të infektuarve, Komiteti Teknik merr vendimin e papritur për transportin publik
Shendeti

Rritja e numrit të të infektuarve, Komiteti Teknik merr vendimin e papritur për transportin publik

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, ka reaguar sot mbi situatën e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve. Rakacolli ka thënë se Komiteti Teknik ka shqyrtuar rritjen e numrave, që ka ardhur si pasojë e humbjes së vigjilencës. Zv. ministrja e Shëndetësisë ka thënë se janë shqyrtuar rastet e reja ditore, situata në spitale dhe pacientët në terapi intensive. Komiteti Teknik, në bazë të vlerësimit të kësaj situate, vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Kështu, Rakacolli ka bërë të ditur se është vendosur mos të ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes. Por për më shumë siguri, në kushtet aktuale do të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik. Ky shërbim paraqet risk të lartë në këtë situatë pandemie...
Mund të vrasë gjysmën e njerëzimit”, eksperti paralajmëron pandeminë 100 herë më agresive se koronavirusi
Bota

Mund të vrasë gjysmën e njerëzimit”, eksperti paralajmëron pandeminë 100 herë më agresive se koronavirusi

Mbi koronavirusin kanë dalë teori të ndryshme nga dhjetëra ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë nëpër botë. Ekspertët ndahen në dy qasje, e para se virusi do vazhdojë edhe dy vite të tjera, ndërsa të tjerët thonë se temperaturat e larta do ta zhdukin. Së fundmi, një ekspert amerikan ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se një tjetër pandemi globale mund të jetë 100 herë më e keqe se shpërthimi i Covid-19. Dr. Michael Herschel ka thënë se e keqja s’ka ardhur ende. Ai ka deklaruar se fermat e mbipopulluara të shpendëve, ku pulat janë shumë afër me njëra-tjetrën, mund të shkaktojë një pandemi tjetër. Dr. Michael Herschel “100 herë më agresive, mund të ketë një shkallë fataliteti një në dy”, ka thënë Dr. Greger. Ai thotë se pulat mbahen në hapësira shumë të ngushta dhe këto m...