Rritja e numrit të të infektuarve, Komiteti Teknik merr vendimin e papritur për transportin publik

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, ka reaguar sot mbi situatën e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve.

Rakacolli ka thënë se Komiteti Teknik ka shqyrtuar rritjen e numrave, që ka ardhur si pasojë e humbjes së vigjilencës. Zv. ministrja e Shëndetësisë ka thënë se janë shqyrtuar rastet e reja ditore, situata në spitale dhe pacientët në terapi intensive.

Komiteti Teknik, në bazë të vlerësimit të kësaj situate, vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Kështu, Rakacolli ka bërë të ditur se është vendosur mos të ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes.

Por për më shumë siguri, në kushtet aktuale do të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik. Ky shërbim paraqet risk të lartë në këtë situatë pandemie.

(Vizituar 5 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  Francë, gjashtë fëmijë morën dozën e gabuar të vaksinës kundër COVID
WhatsApp Share SHARE Facebook Share