Tag: rajoni

Vuçiç reagon ndaj ndalimit që iu bë patriarkut serb Porfirije për të hyrë në Kosovë: Nuk ka ndodhur kurrë në histori
Kosove

Vuçiç reagon ndaj ndalimit që iu bë patriarkut serb Porfirije për të hyrë në Kosovë: Nuk ka ndodhur kurrë në histori

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ndonëse nuk ka specifikuar se për cilat masa bëhet fjalë, ka thënë se “do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”. “Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori…”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe. Thuhet se patriarku ka ardhur me veturë nga Serbia dhe se i është ndaluar hyrja në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Kështu, patriarku ka qëndruar në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosov...
Tsipras pret në zyrë fëmijë të minoritetit grek në Shqipëri, tregon arsyen përse nuk pranoi ftesën e Ramës
Albania

Tsipras pret në zyrë fëmijë të minoritetit grek në Shqipëri, tregon arsyen përse nuk pranoi ftesën e Ramës

Lideri i partisë opozitare Syriza, Aleksis Tsipras ka pritur në zyrë fëmijë nga shoqatat e grekëve të minoritetit në Shqipëri që tashmë jetojnë në Athinë. Në një dialog që pati me udhëheqësin  e SYRIZA-s, nënkryetari i Omonias, Giorgos Tzomakas, e ftoi atë të vizitojë zyrtarisht zonat e minoritetit në Shqipëri, ashtu si edhe kryeministri grek Mitsotakis, i cili ka kryer vizitën e tij para dy ditësh. Sipas Tzomaka, lidhur me situatën në zonat e minoritetit ka thënë se shumë pak gjëra kanë ndryshuar  që nga dita që Tsipras ka bërë një  deklaratë të rëndësishme në Bukuresht në mars të vitit 2019, në një takim katërpalësh Greqia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria. “E di këtë”, është përgjigjur Alexis Tsipras, “dhe një nga arsyet që nuk e pranova ftesën e mikut tim Edi Ram...
Dy shqiptarë vriten në Athinë! Autori hyn në lokal dhe qëllon me breshëri plumbash, plagoset dhe një vajzë (Video)
Albania

Dy shqiptarë vriten në Athinë! Autori hyn në lokal dhe qëllon me breshëri plumbash, plagoset dhe një vajzë (Video)

Dy të vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një atentati që ndodhi në një lokali në lagjen Nea Zmirni në Athinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, viktimat  janë shtetas shqiptarë, ndërsa vajza e plagosur është shtetase greke. Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar hyri në lokal dhe qëlloi mbi tre personat që ndodheshin brenda, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre. Shtetasi tjetër ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq. Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal.       Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 os...
Kaos në Kuvendin e Maqedonisë,Talat Xhaferi i ngre zërin Micevskit
Albania

Kaos në Kuvendin e Maqedonisë,Talat Xhaferi i ngre zërin Micevskit

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi. Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore. Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit. “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit. “Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”. Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë ...
Vuçiç: Eksportet e miellit, grurit, misrit dhe vajit do të ndalohen nga nesër
Te Fundit

Vuçiç: Eksportet e miellit, grurit, misrit dhe vajit do të ndalohen nga nesër

Serbia do të ndalojë eksportet e vajit vegjetal, misrit, grurit dhe miellit duke filluar nga e enjtja, në një lëvizje për të siguruar çmime të qëndrueshme si për vendin ashtu edhe për rajonin në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit, ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiç. Në një intervistë për mediat serbe ai tha: Në dy ditët e fundit eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar të tij, kështu që ne duhej të reagonim. Gruri dhe misri janë të vetmet dy drithëra me të cilat kemi përparësi. Ai tha se eksportet e grurit dhe miellit janë rritur aq shumë sa autoritetet janë detyruar t'i ndalojnë ato. Vuçiq tha se kriza ekonomike botërore është e rëndë, se BE-ja po përgatitet për recesion dhe se planifikohet të rritet me 4% këtë vit. ...
Detaje nga “hakmarrja” greke ndaj shqiptarëve që urdhëruan rreshtimin e ushtarëve para tyre dhe “çmendën” Athinën zyrtare
Albania

Detaje nga “hakmarrja” greke ndaj shqiptarëve që urdhëruan rreshtimin e ushtarëve para tyre dhe “çmendën” Athinën zyrtare

  Një video e publikuar para disa javësh në rrjetet sociale ka shkaktuar tërbim në mediat greke. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak. Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre. Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos tregon se shqiptarët janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe ndaj shqiptarëve u morën masa disiplinore.         “Një Provim Administrativ i Betuar u krye për këtë ngjarje specifike në mënyrë që të hetojë kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i tij në mediat soci...
Maqedonia në BE vetëm nëse bashkohet me Bullgarinë ose bëhet një provincë shqiptare” (VIDEO)
Lajme

Maqedonia në BE vetëm nëse bashkohet me Bullgarinë ose bëhet një provincë shqiptare” (VIDEO)

  Ka të ardhme, unë kam biseduar me më shumë politikanë në Shkup. Ju kam thënë se ata kanë dy alternative. Njëra është që pas 20 viteve ti bashkangjiten Shqipërisë dhe të bëhen provincë shqiptare, kurse tjetra është integrimi evropian, normalishtë në kornizat e një shteti bullgar. Kështu është shprehur Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakacanov. Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, këtë deklaratë e kanë thënë koë më parë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është kushti që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ai zbuloi se Maqedonia do të ishte pjesë e BE-së vetëm nëse ajo bëhej një provincë shqiptare ose nëse bashkohej me Bullgarinë....
Vuçiç: Po ua them unë, këta dy politikanë në Kosovë do ta formojnë Shqipërinë e Madhe…
Lajme

Vuçiç: Po ua them unë, këta dy politikanë në Kosovë do ta formojnë Shqipërinë e Madhe…

  Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë tërhequr edhe vemendjen e qeverisë serbe. Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë në mediat vendase u shpreh se partitë që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë, do t’i fitojnë zgjedhjet. “Një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim. Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje. Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës. Vuçiç: Po ua them unë, këta dy politikanë në Kosovë do ta formojnë Shqipërinë e Madhe… Atëherë ata d...