
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë tërhequr edhe vemendjen e qeverisë serbe.
![]()
![]()
Presidenti Aleksandër Vuçiç në një intervistë në mediat vendase u shpreh se partitë që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë, do t’i fitojnë zgjedhjet.
“Një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim.
![]()
![]()
![]()
![]()
Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje.
Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës.
![]()
![]()
Vuçiç: Po ua them unë, këta dy politikanë në Kosovë do ta formojnë Shqipërinë e Madhe…![]()
![]()
Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiç.
Ndërkombëtarët do t’i ushtrojnë presion Beogradit për të njohur Kosovën si shtet të pavarur. Sipas Vuçiç, perendimi do t’i kërkojë njohjen e Kosovës për të parandaluar forminin e “Shqipërisë së Madhe”.
![]()
![]()
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presione të rënda. Ata do te binden me idene e ” Shqipërisë së Madhe ” edhe do të fillojnë të na shantazhojnë dhe të këmbëngulin se një kompromis është që Serbia të njohë Kosovën.”
![]()
![]()
![]()
Duke i referuar deklaratave të fundit të politikanëve në Kosovë, Vucic tha se nuk i frikësohet zyrtarëve të Prishtinës, por ndikimit te ndërkombëtarëve.
