Operacioni për trafikun e armëve/ Cilët janë 10 personat e arrestuar, anëtarë të grupit që i transportonin nga Kosova drejt Tiranës-Çkemi News
10 personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” ku u godit grupi që trafikonin armë nga Kosova drejt Tiranës.
Të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Gjatë periudhës hetimore më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Në...








