Operacioni për trafikun e armëve/ Cilët janë 10 personat e arrestuar, anëtarë të grupit që i transportonin nga Kosova drejt Tiranës-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

10 personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Puzzle” ku u godit grupi që trafikonin armë nga Kosova drejt Tiranës.

Të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Gjatë periudhës hetimore  më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Lexo dhe...  "Merrni masa për ditën e Enjte dhe të Premte"/ Meteorologia zbulon surprizat e motit... -Çkemi News

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Kevin Farruku, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara kanabisi.

Deri më tani janë identifikuar 12 persona, ku 10 kanë rënë në pranga dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 14 armë zjarri, ndër to 12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë, 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

(Vizituar 77 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share