48-vjeçari vjedh dyqanin në Sarandë dhe tenton të përdhunojë shitësen, shpallet në kërkim-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Një rast i rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës. Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim pasi vodhi një shumë parash në një dyqan.

Lexo dhe...  Armët gati për të qëlluar”/ Zbardhen fjalët e Ndrea Prendit, kush dha urdhër për të vrarë protestuesit në 21 janar

Për më tepër, dyshohet se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj shitëses së dyqanit, një 26-vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë, ajo ka pësuar dëmtime fizike nga kjo ngjarje.

Lexo dhe...  Laborator kanabisi në Krujë me llamba e fidanë/ 16 të arrestuar, në kërkim 24, mes tyre edhe gra

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj”, njoftoi policia.

Lexo dhe...  Aksidenti me 7 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë! Policia zbardh detaje: Automjeti tip “Nisan”…

Autoritetet thonë se po vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

(Vizituar 24 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share