Mesazhet që dolën nga zgjedhjet në Himarë”, Ardit Bido-Tavos: Nëse tentoni të flirtoni me vorioepirotizmin e humbisni të gjithë bashkinë-Çkemi News
Nga Ardit Bido
I dashur Vangjel,
Tani që mbaruan zgjedhjet dhe mund të flasim bazuar në rezultate, po të shkruaj këto pak radhë. Përpara se të niste fushata zgjedhore, teksa disa gjithçkanalistë në kolltuqet televizive të Tiranës dhe disa eksponentë të partisë politike ku ti aderon të ulur në kolltuqet e kafeve që kafet nuk prodhojnë votë, flisnin që ti ishe kandidati që do të merrte votat e grekëve të Himarës, kisha shkruar se është një naivitet total dhe një mosnjohje totale e zonës që të mendosh se votat e personave me vetidentifikim grek në Himarë e në Dhërmi do të merreshin nga çdokush tjetër veç Belerit e Gjikurisë. Sot, që rezultatet kanë dalë, ky tashmë nuk është të gjithëditurit dhe unë i gjithdituri, por është fakt. Dy vendbanimet që ke pasur rikuper...








