Numërohen 27 nga 36 kuti/ Vangjel Tavo drejt fitores së Himarës, kryeson me 65% të votave. Kandidati i PS merr edhe qytetin, ku Fredi Beleri mori 900 vota më shumë në 2023-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo kryeson me rreth 62% të votave ndaj kandidatit të opozitës, Petraq Gjikuria.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 27 kutive të votimit nga 36 gjithsej, Tavo ka marrë 3815 vota (62.83%), ndërsa kandidati Gjikuria ka marrë 2257 vota (37.17%).

Vangjel Tavo, ish minister dhe ish deputet, ka marrë rezultatin më të thellë në njësinë administrative Hore Vranisht ku 90% e votuesve kanë votuar kandidatin socialist.

Ndërkohë që edhe në qytetin e Himarës ku një vit më parë Fredi Beleri kishte një diferencë prej 900 votash, në zgjedhjet e mbajtura dje (e dielë), Vangjel Tavo kryeson bindshëm.

(Vizituar 87 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share