Tag: luftrat botrore

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!
Bota

Çfarë po e kërcënon Perëndimin?!

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, foli me tone të ashpra këtë javë mbi politikën e jashtme evropiane, në kohën kur bota po përjeton, sipas tij, një “pasiguri radikale”, pasi ngjarje të paimagjinueshme “po ndodhin njëra pas tjetrës”. Gjatë një fjalimi vjetor drejtuar diplomatëve të BE-së që kishte për qëllim “të shkundte themelet” e diplomacisë evropiane, Borrell veçoi disa nga dobësitë emergjente të Evropës në aspektin diplomatik dhe atë demokratik. Ai, gjithashtu, vlerësoi veçanërisht figurën e Olivier Schmitt, profesor në qendrën për studime të luftës në Universitetin e Danimarkës (SDU), për identifikimin e varësisë ekonomike dhe energjetike nga Rusia dhe Kina në prosperitetin e BE-së dhe varësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi sigurinë, si pjesë të ...
Sulm terrorist” në një zonë ushtarake ruse
Bota

Sulm terrorist” në një zonë ushtarake ruse

Në një kamp trajnimi ushtarak rus të përgatitjes së “vullnetarëve” rusë për luftën në Ukrainë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë  11 vetë e 15 të tjerë janë plagosur. Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në rajonin rus të Belgorodit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. “Dy qytetarë të një shteti të “Bashkësisë së Shteteve të Pavarura” kryen një “akt terrorist” në një shesh trajnimi të trupave, u tha nga Moska. Bashkësia e Shteteve të Pavarura është një aleancë pa detyrime e ish-shteteve sovjetike. Sipas Ministrisë së Mbrotjes autorët e atentatit kishin hapur zjarr me armë automatike. “Të dy terroristët u qëlluan për vdekje”, raporton DW.   Rezervistë rusë në Transbaikal Presidenti Putin shpalli më 21 shtator mobilizimin e pjesshëm p...
Vladimir Solovyov është një moderator i propagandës ruse i cili në emisionin e tij të mbrëmshëm ka ironzuar Shqipërinë.
Bota

Vladimir Solovyov është një moderator i propagandës ruse i cili në emisionin e tij të mbrëmshëm ka ironzuar Shqipërinë.

Vladimir Solovyov është një moderator i propagandës ruse i cili në emisionin e tij të mbrëmshëm ka ironzuar Shqipërinë. Në momentin që po komentonte rezolutën e propozuar nga Shqipëria për OKB-në për Rusinë, ai tha se Shqipëria është e pasjellshme dhe se duhet sanksionuar. “Ajo që është surprizuese. Qenka një vend me emrin Shqipëria, që ishte aq e pasjellshme sa që nuk e lejoi Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, të shprehë pikëpamjet e saj. Ku janë sanksionet ndaj Shqipërisë”, tha Solovyov. Këtë pjesë të deklaratës nga emisioni rus i Solovyvov e ka shpërndarë në Twitter edhe gazetari i BBC, Francis Scarr. “Ai nuk është i lumtur pasi OKB-ja miratoi rezolutën e delegatit të saj që votimi i fundit mbi integritetin territorial të Ukrainës të regjistrohe...
Nis një tjetër luftë në botë, bombardime intensive në kufi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Bota

Nis një tjetër luftë në botë, bombardime intensive në kufi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Pas Ukrainës dhe Rusisë duket që po nis një tjetër luftë në botë. Sipas mediave të huaja forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë nisur bombardimet kundrejt armenëve. Raportohet se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit po sulmojnë vendbanimet përgjatë kufirit me Armeninë me artileri, mortaja dhe dronë. Ministritë e mbrojtjes të të dy vendeve kanë konfirmuar konflikt. Përleshjet e reja kufitare kanë lanë të vdekur një numër të madh ushtarë, por jo vetëm. Luftimet, të cilat shpërthyen në orët e para të mëngjesit të sotëm, shënojnë shpërthimin e fundit midis armiqve të mëdhenj, të cilët luftuan një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.
Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore
Bota

Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës, janë rritur javët e fundit dhe bota po përjeton edhe një herë një frikë që nuk e kishte ndjerë për një kohë të gjatë: atë të një lufte bërthamore. Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë, gjë që do të sillte pasoja shkatërruese jo vetëm në çast, por efektet e tyre do të ndiheshin edhe shumë vite më vonë. Një studim i fundit i kryer nga revista “Nature Food” shpjegoi se lëshimi i bombave atomike nga Moska dhe Uashingtoni do të shkaktonte një zi buke të paprecedentë, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me ushqime, dhe dy të tretat e njerëzimit mund të vdesin nga uria. “Të dhënat na tregojnë një gjë: ne duhet të parandalojmë që të ndodhë nj...
Skenar makthi, ja plani i rrezikshëm i Rusisë që mund të hedhë në erë Evropën, shpërthimi i madh do të rrezikojë edhe Ballkanin
Bota

Skenar makthi, ja plani i rrezikshëm i Rusisë që mund të hedhë në erë Evropën, shpërthimi i madh do të rrezikojë edhe Ballkanin

Rusia nisi të hartojë një plan të detajuar për ta shkëputur termocentralin më të madh të Evropës në Zaporizhzhia nga rrjeti energjetik i Ukrainës, shkruan The Guardian.  Kjo do të rrezikonte që sistemi i centralit të dëmtohej, duke sjellë pasoja katastrofike.  Më pas erdhi njoftimi përfundimtar se dyshja e fundit e reaktorëve të punës në centralin bërthamor Zaporizhzhia janë shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike i Ukrainës, thotë agjencia shtetërore bërthamore. Zjarret aty pranë me sa duket kanë ndërhyrë në linjat ajrore të energjisë elektrike, duke shkëputur vendin e kontrolluar tani nga Rusia nga rrjeti kombëtar për herë të parë ndonjëherë. Impianti vazhdon të furnizohet me energji nga një termocentral lokal, shtoi Energoatom. Ai vjen mes shqetësimeve në rritje për luftimet pranë ko...
Ukraina tall Rusinë pasi Erion Veliaj premtoi të jepte ekspertizën e betonit për ta rindërtuar
Bota

Ukraina tall Rusinë pasi Erion Veliaj premtoi të jepte ekspertizën e betonit për ta rindërtuar

Duket se pasi morën zemër nga Erion Veliaj i cili mori përsipër rindërtimin e Ukrainës falë ekspertizës së betonit në rindërtim, ukrainasit kanë nisur të tallin rusët. Parada e automjeteve ushtarake ruse të shkatërruara ka bërë marshim përmes Kievit. Kjo paradë turpëruese vjen dukshëm pasi ushtria e Vladimir Putinit dështoi në përpjekjen e saj për të bërë të njëjtën gjë. Ukraina thuhet se po “tall” presidentin rus i cili dyshohet se synonte të mbante paradën e tij të fitores në kryeqytet me tanket e ndryshkur. Kremlini thuhet se kishte plane të egra për paradën dhe disa oficerë rusë kishin përgatitur madje uniforma zyrtare për t'u veshur. Të shtunën, vendasit u dyndën në qendër të kryeqytetit për të parë kortezhin e automjeteve të braktisura gjatë tërheqjes ruse. Ajo ...
Patriotizëm dhe para, si Rusia po rekruton mijëra vullnetarë në luftën kundër Ukrainës
Bota

Patriotizëm dhe para, si Rusia po rekruton mijëra vullnetarë në luftën kundër Ukrainës

Nga Tim Lister and Josh Pennington, CNN Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al Në të gjithë Rusinë, po formohen batalione vullnetare për të luftuar kundër Ukrainës, duke iu bashkuar të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin në shkurt. Nga Murmansk në rrethin Arktik në Perm në Urale dhe Primorsky Krai në Lindjen e Largët Ruse, Rusia ka bërë thirrje si për patriotizmin ashtu edhe për kuletat e rusëve. Përvoja përkatëse ushtarake nuk kërkohet gjithmonë. Në përgjithësi, analistët vlerësojnë se më shumë se 30,000 vullnetarë mund të mobilizohen për të plotësuar gradat ruse tashmë të lodhura nga pesë muaj luftime — midis një e katërta dhe një e treta e forcës së vendosur për të marrë në kontroll rajonin lindor të Donbasit, ku shumica e vullnetar...