
Në një kamp trajnimi ushtarak rus të përgatitjes së “vullnetarëve” rusë për luftën në Ukrainë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 11 vetë e 15 të tjerë janë plagosur.
Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në rajonin rus të Belgorodit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. “Dy qytetarë të një shteti të “Bashkësisë së Shteteve të Pavarura” kryen një “akt terrorist” në një shesh trajnimi të trupave, u tha nga Moska. Bashkësia e Shteteve të Pavarura është një aleancë pa detyrime e ish-shteteve sovjetike. Sipas Ministrisë së Mbrotjes autorët e atentatit kishin hapur zjarr me armë automatike. “Të dy terroristët u qëlluan për vdekje”, raporton DW.
Presidenti Putin shpalli më 21 shtator mobilizimin e pjesshëm pas dështimeve ushtarake të fundit në Ukrainë, i cili sipas presidentit rus përfundon së shpejti. Deri në 300.000 rezervistë do të duhet të luftojnë që të mbajnë zonat e pushtuara. Pas njoftimit të Putinit ka pasur protesta dhe sulme kundër zyrave të rekrutimit. Dhjetëra mijëra rusë janë larguar këto javë nga Rusia drejt vendeve fqinjë për t’i shpëtuar rekrutimit.


