
Pas Ukrainës dhe Rusisë duket që po nis një tjetër luftë në botë.
Sipas mediave të huaja forcat e Armatosura të Azerbajxhanit kanë nisur bombardimet kundrejt armenëve.
Raportohet se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit po sulmojnë vendbanimet përgjatë kufirit me Armeninë me artileri, mortaja dhe dronë.
Ministritë e mbrojtjes të të dy vendeve kanë konfirmuar konflikt.
Përleshjet e reja kufitare kanë lanë të vdekur një numër të madh ushtarë, por jo vetëm.

Luftimet, të cilat shpërthyen në orët e para të mëngjesit të sotëm, shënojnë shpërthimin e fundit midis armiqve të mëdhenj, të cilët luftuan një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.
(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
