Tag: krim në familje

Krim në familje, tre të vrarë, mes tyre një fëmijë
Bota

Krim në familje, tre të vrarë, mes tyre një fëmijë

Gjermani – Një krim i trefishtë ka tronditur qytetin e Montabaur në Gjermani. Një 37-vjeçar vrau babanë, partneren dhe djalin e tyre dhe më pas qëlloi veten në kokë. Ka shumë pikëpyetje lidhur me ngjarjen. Prokuroria publike ka bërë të ditur se “hetimet për rrjedhën e saktë të ngjarjes së tmerrshme, motivin e mundshëm të krimit dhe sfondin e saktë të krimit” janë ende në vazhdimësi. 37-vjeçari akuzohet për vrasjen e babait të tij 68-vjeçar, gruas së tij 39-vjeçare dhe djalit të tyre tre-vjeçar në Montabaur herët në mëngjesin e së enjtes. Sipas informacioneve, sfondi i krimit ishin mosmarrëveshjet familjare. Kur mbërriti policia në vendin e ngjarjes, 37-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orësh negociatash me specialistët e policisë, 37-vjeçari ka qëlluar ve...
Një vrasës jashtë familjes? Specialisti Softa: Çfarë tregon gëzhoja tjetër e gjetur në shtëpinë e Pëllumb Metës
Mister

Një vrasës jashtë familjes? Specialisti Softa: Çfarë tregon gëzhoja tjetër e gjetur në shtëpinë e Pëllumb Metës

  Specialisti i Policisë Fatjon Softa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News. Ai foli në lidhje me vrasjen që është e mbuluar ende me mister, ajo e Pëllumb Metës, i ekzekutuar nga 3 fëmijët e tij. Megjithatë duket se një detaj i ri mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, pasi në shtëpinë e familjes është gjetur një gëzhojë që nuk i përket pistoletës së sekuestruar. “Kjo tregon edhe një herë, atë që kam thënë më parë që është e pamundur që një vajzë e tillë si Hygerta të ketë shkrepur armën. Fakti që është gjetur një gëzhojë tjetër në ambientet e shtëpisë së Pëllumb Metës, tregon se mund të ketë të tjerë të përfshirë jashtë familjes. Kjo hedh dyshimet se nuk është ajo vrasësja e...
Krim i rëndë në familje/ Nëna i mori telefonin, 13-vjeçarja e vret me thikë
Çmenduri

Krim i rëndë në familje/ Nëna i mori telefonin, 13-vjeçarja e vret me thikë

  Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-së, ku një adoleshente, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, pasi i ka marrë celularin. Anëtarët e policisë nga stacioni lokal në Wilkes-Barre, Pensilvani, u thirrën të premten pasdite për të ndërhyrë pas një raportimi se një grua nuk po jepte shenja jete, raporton Newsweek. Me të mbërritur në vendin e krimit, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë të shumta me thikë në zonën e qafës dhe shpinës. Në përfundim, arritën në konstatonin vdekjen e saj. Në vendngjarje është gjetur një djalë 11-vjeçar me plagë në shpinë të shkaktuara nga thika, por jashtë rrezikut për jetën, si dhe vajza 13-vjeçare e viktimës, e cila u akuzua për vrasjen. Sipas policisë, vajza ka rrëfyer në vend ...
Dyshohet se vranë babain dhe e groposën në kasolle/ Apelli merr vendimin për fëmijët e Pëllumb Metës
Mister

Dyshohet se vranë babain dhe e groposën në kasolle/ Apelli merr vendimin për fëmijët e Pëllumb Metës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metën, të cilët dyshohet se vranë të atin e tyre dhe e groposën në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit. Tre fëmijët e viktimës, Pëllumb Meta kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Durrësit që i la në qeli. Hygerta, Hysen dhe Amarildo kishin kërkuar ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Por, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke lënë në burg tre të rinjtë. Njoftimi i Gjykatës së Apelit: Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetas...
Tronditëse/ 28-vjeçarja masakrohet për vdekje me thikë para komisariatit nga ish-partneri, kishte shkuar për ta denoncuar
Bota

Tronditëse/ 28-vjeçarja masakrohet për vdekje me thikë para komisariatit nga ish-partneri, kishte shkuar për ta denoncuar

  Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotmen në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj. Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën. Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Zhdukja misterioze e dy vjeçarit tronditi Francën, gjendet kockat e tij 90 metra larg shtëpisë së gjyshit
Bota

Zhdukja misterioze e dy vjeçarit tronditi Francën, gjendet kockat e tij 90 metra larg shtëpisë së gjyshit

  Zhdukja misterioze e një djali dyvjeçar në Francë, në muajin korrik ka tronditur Francën. Deri ditën e djeshme pavarësisht hetimeve të vazhdueshme, nuk u zbulua asgjë për fatin e dyvjeçarit Emile. Ditën e djeshme, ku ishte dhe festa e Pashkëve, autoritetet kanë gjetur eshtrat e Emilies së vogël vetëm 90 metra larg shtëpisë së gjyshit të tij. Këtë lajm e dha kryebashkiaku i qytetit Verbet François Balic, i cili e konsideron këtë krim si krim makabër. Sipas tij, kjo zonë “ishte hetuar tërësisht nga policia”. “Nuk ka gjasa që ndonjë kafshë të sjellë mbetje njerëzore në fshat kur dikush mungon. Kjo na çon në skenarin që dikush ia ktheu eshtrat Emilit dhe ndoshta ka ndodhur kohët e fundit”, shtoi kryetari i komunës. Një burim i cituar nga Da...
Selanik/ I moshuari 80-vjeçar vret gruan me thikë dhe tenton t’i japë fund jetës
Ckemi

Selanik/ I moshuari 80-vjeçar vret gruan me thikë dhe tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Selanik, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten e tij. 87-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë së bashku me autorin, 80 vjeç, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.   Siç mediat greke shkruajnë, ishte nipi i tyre që u përball me skenën tragjike, ku viktima ishte e mbuluar me gjak nga goditjet e njëpasnjëshme me thikë. Ndërkohë autori pas vrasjes të së shoqes ka konsumuar pilula për t’i dhënë fund jetës. Megjithatë, ai është gjetur i shtrirë, por i vetëdijshëm. Autori ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa mbi të rëndon krimi i vrasjes së bashkëshortes.
E rëndë, humbi burrin dhe foshnjën në të njëjtën ditë
Ckemi

E rëndë, humbi burrin dhe foshnjën në të njëjtën ditë

Një tragjedi e dyfishtë për një grua nga Ptolemaida, që humbi burrin dhe foshnjën e tyre 7 muaj e gjysmë nga një infeksion, në të njëjtën ditë. 50-vjeçari, i cili u nda nga jeta muajin e fundit po përballej me një problem të rëndë shëndetësor, raporton Kozan.gr. Burri u shtrua në “Theagenio”, ndërsa foshnja 7 muaj e gjysmë u dërgua nga nëna e tij në spital me simptoma të një infeksioni respirator. Disa orë më vonë edhe foshnja vdiq. Vlen të theksohet se foshnja kishte sëmundje kritike, pasi kur lindi në korrik 2023, u shtrua në gjendje të rëndë në Ptolemaida, në repartin neonatal të Spitalit Hipokrate të Selanikut.