Krim i rëndë në familje/ Nëna i mori telefonin, 13-vjeçarja e vret me thikë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Krim i rëndë në familje/ Nëna i mori telefonin,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-së, ku një adoleshente, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, pasi i ka marrë celularin.

Anëtarët e policisë nga stacioni lokal në Wilkes-Barre, Pensilvani, u thirrën të premten pasdite për të ndërhyrë pas një raportimi se një grua nuk po jepte shenja jete, raporton Newsweek.

Me të mbërritur në vendin e krimit, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë të shumta me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Lexo dhe...  16-vjeçarja e njohu mjekun kur kishte gjyshen në spital”/ Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimet: Dervish Hasi ka kryer pornografi, në celularin e të miturës u gjet…

Në përfundim, arritën në konstatonin vdekjen e saj.

Lexo dhe...  Krimet në familje, psikologët: Shkak janë bërë problematikat brenda familjes shqiptare-Çkemi News

Në vendngjarje është gjetur një djalë 11-vjeçar me plagë në shpinë të shkaktuara nga thika, por jashtë rrezikut për jetën, si dhe vajza 13-vjeçare e viktimës, e cila u akuzua për vrasjen.

Sipas policisë, vajza ka rrëfyer në vend se ka vrarë nënën e saj pas një debati gjatë të cilit i është marrë iPhone.

Sipas policisë, vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar për atë që kishte bërë.

(Vizituar 720 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share