Dyshohet se vranë babain dhe e groposën në kasolle/ Apelli merr vendimin për fëmijët e Pëllumb Metës

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metën, të cilët dyshohet se vranë të atin e tyre dhe e groposën në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit.

Tre fëmijët e viktimës, Pëllumb Meta kishin ankimuar vendimin e Gjykatës së Durrësit që i la në qeli. Hygerta, Hysen dhe Amarildo kishin kërkuar ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Por, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke lënë në burg tre të rinjtë.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi me iniciale H.M, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe ka bërë kallëzim se babai i tij shtetasi me iniciale P.M banues në Shën Vlash, Durrës, është larguar nga banesa me datë 10.02.2024 dhe nuk është kthyer më. Në vijim të veprimeve hetimore, u gjet trupi i pajetë i shtetasit P. M, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë fëmijët e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale H. M, H. M dhe A. M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 79/c, 278/4, 303 e 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 127/1 Regj.Them, datë 26.02.2024, ka vendosur:

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 79/c, 278/4, dhe 303 e 25 i K.Penal.

Të caktojë ndaj shtetasit M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.

Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Lexo dhe...  Familja i organizoi festën e ditëlindjes, studenti i vret të gjithë me thikë

Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.

Të caktojë ndaj shtetases M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Lexo dhe...  Mbi 50 milion njerëz do të vdesin! Ekspertët paralajmërojnë për një tjetër pandemi, do jetë më vdekjeprurëse se Covid-19

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra, nga personat nën hetim me iniciale H. M dhe A. M, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 02.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Alma Kolgjoka,  vendosi:

Lexo dhe...  Nuk pendohem që e vrava, na ka nxirë jetën”, dëshmia rrëqethëse e 19-vjeçares, ekzekutoi të atin pasi donte ta fejonte pa dëshirë

Miratimin e vendimit nr. 127/1 Regj., datë 26.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

(Vizituar 147 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share