Detaje/ U godit me thikë në qafë në prani të një vajze, 26-vjeçari bie në gjendje kome. Kishte dalë nga burgu i Peqinit 2 javë më parë, ja për çfarë ishte dënuar-Çkemi News
Detaje të reja dalin nga plagosja e 26 vjeçarit Kostandin Ziu, i cili kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku kryente dënimin për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.
Spitali Traumës
Kostandin Ziu, i cili u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas u transferua tek Trauma në Tiranë, raportohet se ka rënë në gjendje kome.
I riu është goditur me thikë në qafë nga 22-vjeçari me iniciale J.R, dyshohet në prani të një vajze.
Pasi ka plagosur 26-vjeçarin, policia dyshon se autori është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën me një makinë tjetër.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një mjet me qira, që është përdorur nga autori më parë.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit dhe janë në pyetje dhjetëra per...








