Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjës.

Fëmija u paraqit në spitalin e Lushnjës rreth orës 14:00, ndërsa prej gjashtë ditësh, mjekohej në kushte shtëpie nën kujdesin e gjyshërve.

Lexo dhe...  3 fëmijë u deportuan nga SHBA! Avokatët: Janë shtetas amerikanë, një prej tyre me kancer! Nënave u kërkuan…-Çkemi News

Sipas mjekëve, i mituri vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Pasi i janë bërë analizat, duke parë gjendjen e rënduar të tij, stafi i mjekëve vendosën ta dërgojnë për trajtim më të specializuar në Tiranë, por fëmija ka humbur jetën sapo ka hyrë në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, i mituri ka humbur jetën nga arresti kardiak si pasojë e sëmundjes së mëparshme.

Të pranishëm në këto momente kanë qenë mamaja dhe gjyshi i 6-vjeçarit, të cilët nuk kanë pranuar t’i bëjnë autopsinë fëmijës, duke e marrë trupin në banesë për të bërë nderimet e fundit.

(Vizituar 61 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share