
Pas investigimit të emisionit “Stop” në TV Klan dhe denoncimeve tek Portali Ckemi.Net . Autoritetet kanë nisur procedim penal për mashtrim ndaj Nik Kola dhe Xhevahire Laçi. Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar rastin e një fëmije të sëmurë për të mbledhur fonde në TikTok, duke paraqitur informacione të rreme për gjendjen e tij shëndetësore.
Burime pranë institucioneve ligjzbatuese bëjnë me dije se pritet arrestimi i të dyshuarve, pasi hetimet kanë zbuluar elementë të fortë të mashtrimit me qëllim përfitimi. Autoritetet po vijojnë verifikimet dhe mbledhjen e provave për të çuar përpara çështjen.
Për më shumë detaje, pritet që organet e drejtësisë të dalin me një deklaratë zyrtare në vijim.
(Vizituar 110 here, 1 vizita sot)
