Tag: Dhune Abuzime

Mori me dhunë në makinë një 27-vjeçare dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet 38-vjeçari nga Patosi
Albania

Mori me dhunë në makinë një 27-vjeçare dhe tentoi ta përdhunojë, arrestohet 38-vjeçari nga Patosi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos. Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.   Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në ...
Plagosja e dy të miturve me thikë në Shkodër, ndalohet 14-vjeçari! Sherri për shkak të bullizmit
Lajme

Plagosja e dy të miturve me thikë në Shkodër, ndalohet 14-vjeçari! Sherri për shkak të bullizmit

  Është ndaluar nga Policia e Shkodrës 14-vjeçari i cili plagosi me thikë dy bashkëmoshatarët e tij pasditen e sotme. Dy të plagosurit të moshave 13 dhe 15 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa po marrin mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.   Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve. Policia e Shkodrës ndërkohë po heton për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Vrau gruan shtatzënë në Itali, merr fund arratia e shqiptarit! E kërcënoi me video intime
Bota

Vrau gruan shtatzënë në Itali, merr fund arratia e shqiptarit! E kërcënoi me video intime

  Merr fund arratia e Bujar Fandaj, shqiptari nga Kosova i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku vra në pragun e shtëpisë. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë. Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Mediet italiane raportojnë se viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor dhe ka qenë një i afërm i saj që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm. Trupin e pajetë të viktimës e gjeti bashkëshorti i saj italian, Nicola Scapin...
Kushëriri po më vret familjen”, e rëndë në SHBA, i afërmi vret me thikë katër persona, mes tyre dy fëmijë
Bota

Kushëriri po më vret familjen”, e rëndë në SHBA, i afërmi vret me thikë katër persona, mes tyre dy fëmijë

  Katër persona, mes tyre dy fëmijë janë vrarë nga një i afërm në Nju Jork. Viktimat janë një djalë 12-vjeçar, një vajzë 11-vjeçare, një grua 44-vjeçare dhe një burrë rreth të 30-tave. Sipas Sky News, oficerët u njoftuan nga një vajzë e cila tha se në lagjen Queens “kushëriri i saj po vret anëtarët e familjes”. 11-vjeçari u gjet para shtëpisë, kurse tre të tjerët u gjetën brenda dhomave të gjumit, theksoi policia. Një person i pestë, një grua 61-vjeçare, ndodhet në gjendje kritike në spital pasi ka pësuar plagë të shumta me thikë. E dyshuara e krimit Courtney Gordon, 38 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia. Pamje nga vendngjarja Dy oficerët që shkuan në vendngjarje të dielën në mëngjes u goditën gjithashtu ...
Vrasja që tronditi Kosovën, familjarët e Liridona Murselit kërkojnë zhvarrosjen e trupit të vajzës së tyre
Albania

Vrasja që tronditi Kosovën, familjarët e Liridona Murselit kërkojnë zhvarrosjen e trupit të vajzës së tyre

Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit. Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar autorin për vrasjen e saj.   Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre. Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor).
Apo kur e përplase ti?”, “dalin pamjet si edukatorja u mundua të fshehte ngjarjen: Foli mamit të vajzës…
Albania

Apo kur e përplase ti?”, “dalin pamjet si edukatorja u mundua të fshehte ngjarjen: Foli mamit të vajzës…

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka treguar me video sesi e menaxhuan edukatoret dhe drejtoresha situatën pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet. Vihet re që Majlinda Dehima mundohet që të fshehë ngjarjen, duke i rrëfyer edukatores tjetër si dhe drejtoreshës së kopshtit se vajza mund të jetë përplasur tek krevati, ndaj dhe e ka të thyer këmbën.   Më poshtë, ju sjellim bisedën mes tyre: ORA 15:04 – Futet edukatorja, momenti kur bëhet gati për të dalë nga kopshti. Biseda mes 2 edukatoreve: Edukatorja 1: Çfarë ka moj? Çfarë ka? Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): O zot! I është enjtur këmba. Edukatorja 1: Jo, jo.. Nuk e ka thyer ajo. Apo kur e përplase qëpar ti…Jo se ka thyer ajo, kush ja ka thyer? Ed...
Nëna e pesë fëmijëve vet me thikë pedofilin që abuzoi me djemtë kur zbuloi se kishte ndërruar identitet për t’u fshehur në komunitet (fotot)
Bota

Nëna e pesë fëmijëve vet me thikë pedofilin që abuzoi me djemtë kur zbuloi se kishte ndërruar identitet për t’u fshehur në komunitet (fotot)

Një nënë e pesë fëmijëve në Britani vrau me thikë një pedofil të moshuar që kishte abuzuar me tre djemtë e saj, kur mësoi se autoritetet i kishin dhënë atij një identitet të ri për të fshehur abuzimet e mëparshme dhe për t’u integruar në komunitet. Sarah Sands kishte shkuar në shtëpinë e 77 vjeçarit Michael Pleasted, të cilin e kishte fqinj në lindje të Londrës, dhe e qëlloi tetë herë me thikë në 2014. Pleasted kishte abuzuar me tre nga fëmijët e saj dhe djem të tjerë në zonën komunitare, pasi ishte dënuar më parë për më shumë se 20 sulme seksuale ndaj të miturve. Më vonë u kuptua se ai kishte ndryshuar emrin nga Robin Moult për të fshehur të kaluarën, dhe për të vazhduar abuzimin. Ai ishte lejuar të merrte një pasaportë të re dhe patentë drejtimi, si dhe spastrim të...
Çmendet” shqiptari, qëllon me armë banakierin italian: Pse flet me të dashurën time?!
Bota

Çmendet” shqiptari, qëllon me armë banakierin italian: Pse flet me të dashurën time?!

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jeton në Riccione me familjen e tij është arrestuar së fundmi nga policia italiane. Ai akuzohet se ka qëlluar me armë banakierin jashtë një lokali në Anzio, sepse po fliste me të dashurën e tij. Ai akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas asaj që thuhet nga hetuesit, i dyshuari ka hyrë në lokal me të dashurën e tij, banuese në Lazio, dhe është mërzitur kur kjo e fundit ka nisur të bisedojë me banakierin dhe e ka ofenduar dhe kërcënuar. Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e pronarit të lokalit, por kur banakieri i refuzoi faljen 33-vjeçarit, ky i fundit ka dalë jashtë lokalit, ka nxjerrë armën nga çanta dhe e ka qëlluar në kofshën e djathtë.     I plagosuri është dërguar në urgj...