Çmendet” shqiptari, qëllon me armë banakierin italian: Pse flet me të dashurën time?!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jeton në Riccione me familjen e tij është arrestuar së fundmi nga policia italiane.

Ai akuzohet se ka qëlluar me armë banakierin jashtë një lokali në Anzio, sepse po fliste me të dashurën e tij.

Ai akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas asaj që thuhet nga hetuesit, i dyshuari ka hyrë në lokal me të dashurën e tij, banuese në Lazio, dhe është mërzitur kur kjo e fundit ka nisur të bisedojë me banakierin dhe e ka ofenduar dhe kërcënuar.

Situata u qetësua disi me ndërhyrjen e pronarit të lokalit, por kur banakieri i refuzoi faljen 33-vjeçarit, ky i fundit ka dalë jashtë lokalit, ka nxjerrë armën nga çanta dhe e ka qëlluar në kofshën e djathtë.

 

 

I plagosuri është dërguar në urgjencë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

(Vizituar 66 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share