Vrau gruan shtatzënë në Itali, merr fund arratia e shqiptarit! E kërcënoi me video intime

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Merr fund arratia e Bujar Fandaj, shqiptari nga Kosova i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 26-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku vra në pragun e shtëpisë. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.

Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Mediet italiane raportojnë se viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor dhe ka qenë një i afërm i saj që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

Trupin e pajetë të viktimës e gjeti bashkëshorti i saj italian, Nicola Scapinello, me të cilin ajo jetonte prej 11 vitesh. Çifti kishin një fëmijë 4 vjeç dhe në pritje të të dytit. Ai vrapoi në shtëpi i shqetësuar, pasi ajo nuk po i përgjigjej më celularit. Kur hyri në shtëpi u përpoq të telefononte disa herë Vanesën. Asnjë përgjigje. Pak minuta më vonë ai e gjeti atë të pajetë pak më pas poshtë shkallëve, të mbuluar nga gjaku.

Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje. Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje, teksa e takonte në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare në Esselunga në Riese Pio X.

(Vizituar 217 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share