Lindur e rritur në Lushnjë, votoi në zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kallëzohet në SPAK i riu që e quajti veten “petal i bukur i trëndafilit socialist”-Çkemi News
Pak javë më parë mori vëmendje të madhe nga Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste kur e quajti veten dhe të rinjtë e PS-së si petalet më të bukura të trëndafilit socialist.
Por tani, Dasho Veizaj duhet të përballet me prokurorët e SPAK-ut teksa është kallëzur në Prokurorinë e Posaccme me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Ai deklaroi publikisht se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ndërkohë që sikurse provohet nga lista e zgjedhësve, por edhe një foto e publikuar në rrjetet sociale, rezulton se ka votuar në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës vitin e kaluar.
Ish-kandidati i opozitës në këto zgjedhje, Petro Gjikuria, i ka kërkuar SPAK-ut që krahas kallëzimit që ka bërë për lëvizjen e votuesve në favor të rivalit të tij...








