Tag: sociale

Sot “Dita e Verës”/ Çfarë simbolizon festa pagane e ballokumeve dhe kuptimi i verores-Çkemi News
Albania

Sot “Dita e Verës”/ Çfarë simbolizon festa pagane e ballokumeve dhe kuptimi i verores-Çkemi News

  Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars. Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre. Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëv...
Vendimi i qeverisë, ja data kur do mbyllet TikTok-u në Shqipëri! Çfarë kërkoi AEKP!-Çkemi News
Ckemi

Vendimi i qeverisë, ja data kur do mbyllet TikTok-u në Shqipëri! Çfarë kërkoi AEKP!-Çkemi News

  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht mbylljen e aksesit të platformës online, “TikTok”. Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit) AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin e “TikTok” brenda datës 13 mars. "Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme: Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu. Bllokimi...
Mehmeti shtron pyetje për mbylljen e TikTok: Kush janë ata që po vendosin për të gjithë ne?-Çkemi News
Aktualitet

Mehmeti shtron pyetje për mbylljen e TikTok: Kush janë ata që po vendosin për të gjithë ne?-Çkemi News

  Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, pedagogu Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e tij për mbylljen e mundshme të TikTok dhe për vendimet që po merren për të kufizuar përdorimin e kësaj platforme. Mehmeti ngriti disa pyetje kritike lidhur me këtë vendim, duke theksuar se nuk është e qartë se kush e merr këtë vendim dhe si mbështetet në fakte. "Si është e mundur që 65 mijë njerëz të pyeten për të censuruar 1 milion e gjysmë përdorues?". Ai shtoi se është e paqartë kush janë këta 65 mijë individë që janë pyetur dhe pse nuk janë specifikuar grupmoshat e tyre. "Kush janë këta 65 mijë prindër që po marrin vendime për një pjesë të madhe të shoqërisë? Pse nuk na thonë se cilët janë, dhe kur i pyesim, kush na e vërtet...
Fiks Fare/ Procedim penal për ‘Drejtoreshën e Antidrogës’ pas demaskimit në Fiks Fare, kërcënon emisionin dhe Top Channel, “Do ju hedh në erë”-Çkemi News
Aktualitet

Fiks Fare/ Procedim penal për ‘Drejtoreshën e Antidrogës’ pas demaskimit në Fiks Fare, kërcënon emisionin dhe Top Channel, “Do ju hedh në erë”-Çkemi News

  Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të problemit të emigrantit shqiptar në Greqi, Arben Latifi, i cili ankohej për 48-vjeçaren, Manjola Thanasko se e kishte mashtruar duke i marrë 4500 euro për t’i nxjerrë dokumentet e qëndrimit në shtetin grek, reagoi Drejtoria e Policisë Vendore të Vlorës. Drejtoria e Policisë së Vlorës në njoftimin e saj, thotë se  specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares Manjola Thanasko. Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën dhe iu sekuestruan disa karta anëtarësie në organizata joqeveritare greke. Aktualisht, vijojnë hetimet për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre d...
Çmimi i ri i energjisë elektrike, Balluku: Procedura transparente, matja do të bëhet brenda 30 ditëve-Çkemi News
Aktualitet

Çmimi i ri i energjisë elektrike, Balluku: Procedura transparente, matja do të bëhet brenda 30 ditëve-Çkemi News

  Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për abonentët që konsumojnë deri në 700 kilovatorë dhe 9.5 lekë për të gjithë ata që e kalojnë këtë shifër. Për të inspektuar lexuesit e matësit të energjisë elektrike, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndjekur ecurinë në terren. “Ky është muaji i parë që ne do të aplikojmë çmimin, por nga ana tjetër e gjithë procedura është e dizajnuar nga fillimi deri në fund që të jetë transparente. Bazuar në një urdhër të administratorit të përgjithshëm të kompanisë, të OSHEE-së, matja duhet bërë brenda 8 ditëve dhe matja është nga 30 di...
Detajet/ Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 2 të vdekur 14 të plagosur-Çkemi News
Aktualitet

Detajet/ Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, 2 të vdekur 14 të plagosur-Çkemi News

    schedule08:23 - 2 Mars, 2025 Aksident i rëndë në Bishqem, përplaset një benz me një furgon pasagjerësh, dy viktima dhe 14 të plagosur Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi. Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.   Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. policia dhe zjarrfikësit po punojnë...
Përdhunime dhe trupa të ngrënë nga kafshët, emigrantët akuzojnë Arabinë Saudite për vrasje makabër: Nuk ndalonin së qëlluari-Çkemi News
Bota

Përdhunime dhe trupa të ngrënë nga kafshët, emigrantët akuzojnë Arabinë Saudite për vrasje makabër: Nuk ndalonin së qëlluari-Çkemi News

  Forcat e Arabisë Saudite akuzohen për përdorimin e forcës pa dallim kundër emigrantëve në kufijtë e tyre, me raportime për vdekje dhe raportime të shumta të grave të përdhunuara. Emigrantët etiopianë që tentuan të kalonin nga Jemeni fqinj midis 2019 dhe 2024 kanë treguar për Guardian se ndodheshin nën breshëritë automatikut dhe se kanë parë trupa të kalbur në zonën kufitare. “Unë personalisht pashë tre njerëz të vdisnin pranë meje”, tha një etiopian, i cili tentoi të kalonte natën në provincën Najran të Saudisë me dhjetëra të tjerë në vitin 2022. “Rreth meje kishte pjesë trupash të të plagosurve dhe të vdekurve.” Një tjetër emigrant foli për plagët e predhave në këmbë dhe në shpinë. Një i tretë dyshohet se ishte dëshmitar i përdhunimit të tre grave ...
Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës-Çkemi News
Aktualitet

Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës-Çkemi News

    Një qytetar i Sarandës, Ziso Kote, ka ngritur shqetësimin e tij në Saranda Web për një çështje pronësore që prej më shumë se dy dekadash mbetet e pazgjidhur. Sipas tij, pavarësisht se trualli që ai ka blerë në vitin 1996 është hipotekuar që në atë kohë, sot ai nuk arrin të pajiset me certifikatën e pronësisë.     “Kam mbi 20 vjet që merrem me Kadastrën e Sarandës për një truall të blerë në vitin 1996 dhe të hipotekuar në atë vit. Sot, pas disa aplikimeve, ende nuk na japin certifikatën e pronësisë. Pse na sorollasin, nuk e kuptoj,” shprehet ai. Rasti i Ziso Kotes nuk është i vetmi në Sarandë, ku shumë qytetarë përballen me vonesa të gjata dhe procedura të komplikuara për të marrë dokumentet e pronësisë së tyre. Ky shqetësim ngre pikëpyetje ...