Mehmeti shtron pyetje për mbylljen e TikTok: Kush janë ata që po vendosin për të gjithë ne?-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Në një intervistë në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, pedagogu Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e tij për mbylljen e mundshme të TikTok dhe për vendimet që po merren për të kufizuar përdorimin e kësaj platforme.

Lexo dhe...  Në Shëngjin kryhen homazhe për vdekjen e 7-vjeçares në plazh, qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin lule në det

Mehmeti ngriti disa pyetje kritike lidhur me këtë vendim, duke theksuar se nuk është e qartë se kush e merr këtë vendim dhe si mbështetet në fakte.

“Si është e mundur që 65 mijë njerëz të pyeten për të censuruar 1 milion e gjysmë përdorues?”.

Ai shtoi se është e paqartë kush janë këta 65 mijë individë që janë pyetur dhe pse nuk janë specifikuar grupmoshat e tyre.

Lexo dhe...  ‘Në orën 1.30 të natës shkoi në banjo e fliste. Më tha që djalin e madh nuk e kishte me mua’. Detaje të reja nga vrasja e shqiptares nga burri në Athinë -Çkemi News

“Kush janë këta 65 mijë prindër që po marrin vendime për një pjesë të madhe të shoqërisë?

Pse nuk na thonë se cilët janë, dhe kur i pyesim, kush na e vërteton këtë informacion?” – pyeti pedagogu, duke shfaqur dyshime mbi transparencën e procesit.

(Vizituar 57 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share