Vendimi i qeverisë, ja data kur do mbyllet TikTok-u në Shqipëri! Çfarë kërkoi AEKP!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar këtë të martë zyrtarisht mbylljen e aksesit të platformës online, “TikTok”.

Në një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit) AKEP ka kërkuar që të bllokojnë aksesin e “TikTok” brenda datës 13 mars.

Lexo dhe...  Udhëtoi jashtë me gjyqtarin, mbesa i përvetëson shtëpinë xhaxhait.Çkemi News

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Lexo dhe...  Aksident tragjik në Prishtinë, humb jetën foshnja 1-vjeç-Çkemi News

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Lexo dhe...  Me tre turne, me 5 fëmijë, larje, shpëlarje, gatim, pastrim, etj… – NONA ime është HEROINË

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit”, thuhet në njoftim.

(Vizituar 53 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share