Përdhunime dhe trupa të ngrënë nga kafshët, emigrantët akuzojnë Arabinë Saudite për vrasje makabër: Nuk ndalonin së qëlluari-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Forcat e Arabisë Saudite akuzohen për përdorimin e forcës pa dallim kundër emigrantëve në kufijtë e tyre, me raportime për vdekje dhe raportime të shumta të grave të përdhunuara.

Lexo dhe...  Flet Gates tregon se çfarë do ti ndodhë botës në vazhdim, Situata do të përkeqësohet, bota nuk do..

Emigrantët etiopianë që tentuan të kalonin nga Jemeni fqinj midis 2019 dhe 2024 kanë treguar për Guardian se ndodheshin nën breshëritë automatikut dhe se kanë parë trupa të kalbur në zonën kufitare.

“Unë personalisht pashë tre njerëz të vdisnin pranë meje”, tha një etiopian, i cili tentoi të kalonte natën në provincën Najran të Saudisë me dhjetëra të tjerë në vitin 2022. “Rreth meje kishte pjesë trupash të të plagosurve dhe të vdekurve.”

Lexo dhe...  E premtja e zezë dhe Pashkët: Dimensioni që tejkalon jetën dhe vdekjen në Tokë!-Çkemi News

Një tjetër emigrant foli për plagët e predhave në këmbë dhe në shpinë. Një i tretë dyshohet se ishte dëshmitar i përdhunimit të tre grave etiopiane nga burra me uniforma të rojeve kufitare saudite. Të tjerë përshkruan rrahje dhe sulme seksuale.

Një burrë tjetër, i cili tentoi të kalonte në janar 2023, tha për Guardian: “Udhëtimi ishte i tmerrshëm. Gjatë rrugës, ne hasëm shumë trupa të dekompozuar që ishin ngrënë nga kafshët. Rojet kufitare vazhduan të qëllonin drejt nesh ndërsa ne ecnim nëpër terrene të huaja.”

Lexo dhe...  Jam mirë këtu, në Shqipëri ka njerëz të këqij”, shqiptari i dënuar për përdhunim të miture fut “në sherr” institucionet britanike: S’ia heqim dot nënshtetësinë sepse…

Plumbat kanë goditur dy vajza të reja, tha ai. “Njëra është goditur në gjoks dhe tjetra në pjesën e pasme të qafës. Të dyja vajzat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Shumë emigrantë ranë nga një shkëmb ndërsa përpiqeshin të arratiseshin. Të tjerët u kapën ose u plagosën me armë zjarri. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur me ta. Nuk e dimë nëse dy vajzat janë varrosur ndonjëherë”.

(Vizituar 162 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share