Tag: Policia e Shtetit

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Lezhë, kapet i riu i pajisur me antiplumb dhe municione luftarake:
Albania

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Lezhë, kapet i riu i pajisur me antiplumb dhe municione luftarake:

Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Lezhë, kapet i riu i pajisur me antiplumb dhe municione luftarake: 09/01/2023 18:41 Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 36 vjeç. Bëhet me dije se 36-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhje fishekë. Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ...
E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, paradite kishte dhimbje dhëmballe
Albania

E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, paradite kishte dhimbje dhëmballe

E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Foto ilustruese KOLONJË- Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Genti Isai, nga fshati Kagjinasi i Kolonjës kishte pasur sot parasdite shqetësime për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë.   Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Për vdekjen e të miturit, pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.       NJOFTIMI I POLICISË: Kolonjë/Inf...
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-kryebashkiakun, shkak bëhet
Albania

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Gjykata lë në arrest shtëpie ish-kryebashkiakun, shkak bëhet

Vasil Bollano dhe policia VLORË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano i cili përplasi për vdekje 17 vjeçarin Eljo Hamiti dy ditë më parë në Llogara. Masa e caktuar ndaj tij vjen si pasojë e gjendjes shëndetësore.     Prej muajsh, ish-kryebashkiaku trajtohej me kimioterapi për shkak të një sëmundje të pashërueshme teksa gjendja e tij shëndetësore është rënduar pas aksidentit. Që prej natës së aksidentit Bollano ka qenë i vendosur në dhomës burg në ambientet e spitalit.   Bollano vuan nga leuçemia dhe diabeti. Ai mbërriti në spital me hipertension të larte dhe vlera të larta te diabetit. SI NDODHI NGJARJA? Më 21 dhjetor, rreth orës 17:00, i mituri Elio Hamiti, banues në Dukat, ishte duke lëvizur në këmbë. I sapo dalë nga fus...
Nëna denoncon policët/ Nën hetim për zhdukjen e një të miture e dyshuar se u trafikua
Albania

Nëna denoncon policët/ Nën hetim për zhdukjen e një të miture e dyshuar se u trafikua

Gjykata refuzoi qëndrimin e prokurorisë që pushoi hetimet ndaj policisë të denoncuar  në 2019 nga një shtetase për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Një trupë gjyqësore në Apel urdhëroi prokurorinë e Tiranës të vijojë hetimet dhe të konfirmojë nëse agjentët e krimeve kanë bërë të pamundurën për të  provuar denoncimin e një gruaje e cila këmbënguli se në të gjitha rastet kur fëmija ju largua nga shtëpia, ajo kishte rënë viktimë e trafikut në kryeqytet. Duke vlerësuar betejën e gjatë të nënës 38-vjeçare, gjykata urdhëron pyetjen e dy zyrtarëve të policisë të cilët duhet të përgjigjen posaçërisht se çfarë veprimesh konkrete kryen gjatë hetimit, kur fëmija largohej nga shtëpia dhe familja denonconte. E mitura u arratis pesë herë nga banesa dhe sa herë prindërit denonc...
Shpërthen makina në Institut, shpëton mrekullisht familja me dy fëmijë të mitur
Albania

Shpërthen makina në Institut, shpëton mrekullisht familja me dy fëmijë të mitur

Një familje prej katër anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën po udhëtonin ka shpërthyer në lëvizje rreth orës 21:45 afër rrethrrotullimit në Institut. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët e tyre të mitur. Ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.     “Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në autom...
​Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete
Albania

​Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Kokainë, hashash e metamfetaminë: autoritetet në 11 vende u bënë bashkë për një mega-operacion që shënjestroi njërin prej rrjeteve më të rrezikshme kriminale të kontinentit të vjetër, sipas Europol dhe Eurojust. “Një sërë organizatash po bashkëpunonin në aktivitete poli-kriminale të një shkalle të gjerë brenda dhe jashtë BE-së, të cilat përfshinin veç narkotikëve, edhe pastrimin e parave”, thuhet në deklaratën e e përbashkët të dy agjencive të rëndësishme europiane me seli në Hagë. “Shkalla e trafikut të drogës, e atribuar këtij rrjeti është gjigante, me një aktivitet të raportuar në tre kontinente. Gjatë operacionit të koordinuar mes dy agjencive tona, u kryen rreth 100 kontrolle në të gjithë Europën, me në fokus krerët dhe bashkëpunëtorët e këtyre organizatave kriminale.” ...
Sekuestrohet pasuri me vlerën e 200 mijë eurove në Pogradec, dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale
Albania

Sekuestrohet pasuri me vlerën e 200 mijë eurove në Pogradec, dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale

Një pasuri me vlerën e 200 mijë eurove është sekuestruar ditën e sotme në Pogradec, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas. Pasuria ishte në emër të shtetasve me inicialet A.L 47-vjeç dhe B.A 46-vjeç, që të dy banues në Pogradec. Pogradec Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë burim, veprimtari të ndryshme kriminale. Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.     Specialistët për Hetimin e Krimevetë Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rreth...
Ka shpallur vendimin për dhjetë të arrestuarit që kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u zbuluan dy ditë më parë në Frakull të Fierit.
Albania

Ka shpallur vendimin për dhjetë të arrestuarit që kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u zbuluan dy ditë më parë në Frakull të Fierit.

Gjyqtari i Posaçëm Erjon Bani, ka shpallur vendimin për dhjetë të arrestuarit që kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u zbuluan dy ditë më parë në Frakull të Fierit. Gjyakata vendosi lënien në arrest me burg të dhjetë të dyshuarve, pavarësisht se avokatët e tyre këmbëngulën që nuk ka prova të mjaftueshme për një vendim të tillë. Prokurori i Posaçëm ka theksuar me dyer të mbyllura se në rolin re organizatorit ishte Nikolin Vilajet GJOLENA, i cili ishte edhe financuesi i këtij organizimi. Avokatët kanë këmbëngulur që klientët e tyre kishin krijuar thjesht një shoqëri që transportonte pleh kimik dhe se nuk kishin dijeni që në brendësi të saj ndodhej lëndë narkotike. Ndërsa SPAK ka dhënë informacione edhe në lidhje me Ernxhi Ferhatin, të vetmes femër të përf...