Ka shpallur vendimin për dhjetë të arrestuarit që kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u zbuluan dy ditë më parë në Frakull të Fierit.

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Gjyqtari i Posaçëm Erjon Bani, ka shpallur vendimin për dhjetë të arrestuarit që kishin lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u zbuluan dy ditë më parë në Frakull të Fierit.

Gjyakata vendosi lënien në arrest me burg të dhjetë të dyshuarve, pavarësisht se avokatët e tyre këmbëngulën që nuk ka prova të mjaftueshme për një vendim të tillë.

Prokurori i Posaçëm ka theksuar me dyer të mbyllura se në rolin re organizatorit ishte Nikolin Vilajet GJOLENA, i cili ishte edhe financuesi i këtij organizimi.

Avokatët kanë këmbëngulur që klientët e tyre kishin krijuar thjesht një shoqëri që transportonte pleh kimik dhe se nuk kishin dijeni që në brendësi të saj ndodhej lëndë narkotike.

Ndërsa SPAK ka dhënë informacione edhe në lidhje me Ernxhi Ferhatin, të vetmes femër të përfshirë në këtë operacion, dhe bëhet me dije se e reja është shfaqur në përgjime teksa kërkon që banesa të ruhej se mos villet apo sulmohet.

GjykataVENDOSI:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Nikolin Vilajet GJOLENA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Viktor Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Denilson Viktor ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Zenel Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
5. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Enxhi Genci FERHATI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Klajdi Fatmir VRIONI (alias Klajdi KODRA) me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Redion Ali MESHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
8. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Julian Dede MALAJ me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
caktuar ndaj personit nën hetim Bledar Pal MATOSHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
10. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Marildo Pëllumb RONA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe policisë malazeze, operacioni policor u realizua dy ditë më parë. Kokaina e ardhur nga Kolumbia  fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit. Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë.

Rreth 3 mijë metra katror është sipërfaqja e pronës së Vikor Çervanakut në Frakull të Fierit, e cila u përdor si vend depozitim i 24 tonëve me plehë kimik brenda të cilit ishin tretur 430 kilogramë kokainë.

Brenda rrethimit me mur rreth 2 metër të lartë ishte banesa e ish kryetarit të komunës dhe pak më tej një magazinë në hyrje të të cilës ishin vendosur mbi disa pllaka guri thasët me pleh të cilat ishin mbuluar me një qese plastike të cilat nuk krijuan dyshim tek asnjë banor i zonës.

Lënda narkotike është porositur nga vëllai i ish-kryekomunarit Zenel Çervanaku. Në 19 janar të këtij viti ai krijoi kompaninë me aktivitet import plehrash kimikë dhe fruta ekzotikë dhe bëri porosi në Kolumbi për ngarkesën me 24 ton plehë kimik. Të përfshirë në skemën kriminale ishin dhe të afërm të tjerë të tyre me biznese të ndryshme.

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share