E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari, paradite kishte dhimbje dhëmballe

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë.

E rëndë në Kolonjë/ Ndërron jetë rrugës

Foto ilustruese

KOLONJË– Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Genti Isai, nga fshati Kagjinasi i Kolonjës kishte pasur sot parasdite shqetësime për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. E pasi ka marrë barnat dhe mjekimet në farmaci, ai është rikthyer në banesë.

Lexo dhe...  Sherri i dhunshëm në Tiranë, tre persona bëjnë për spital 39-vjeçarin! Lëndohet edhe një i ri që ndërhyri për t’i ndarë!-Çkemi News

 

Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Për vdekjen e të miturit, pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

 

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(Vizituar 15 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share